Kandidati i vetëm përballë Bashës në garën për kryetarin e Partisë demokratike, Eduart Selami, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” e gazetares Eni Vasili, është shprehur se ka dashur të kandidojë edhe në zgjedhjet e kaluara, por tek Lulzim Basha ka parë një njeri me vizion dhe ndaj është tërhequr.
“E menduar patjetër vij për të dhënë një kontribut. am qenë gati për të kandiduar dhe në zgjedhjet e kaluara. Por në një bisedë me z.Basha duke qenë se isha shkëputur për një kohë të gjatë, kam parë tek ai një njeri me vizion dhe ndaj u tërhoqa.
Kërkesa ime ishte për ta demokratizuar PD-në duke qenë se kishte edhe një frymë perëndimore, por kur e pashë që nuk po ecte në atë drejtim, pasi ia kam shprehur, kjo kërkesë e imja gjeti mbështetje te zoti Basha, kam dalë edhe në publik me një deklaratë të fortë që makina ishte pa frena dhe askush nuk po e çonte në servis.
Në takimet private shumë rrallë mund të mos jetë dakord por ka një mospërputhje mes atyre gjërave që thotë dhe që bën. Aspak. Jo vetëm nuk është demokratike, por është edhe më pak demokratike se kur e mori.”, tha Selami. (D.D/Shuplaka)