Ish-kreu i PD-së, Eduard Selami në një interviste për Zërin e Amerikës deklaroi se debati në këtë parti është i vonuar.
Ish-deputeti demokrat e cilësoi ish-kryeministrin Sali Berisha një fatkeqësi të PD-së. Sipas Selamit, Basha ta kishte filluar këtë debat më përpara.
“Debati në Partinë Demokratike ishte i vonuar. Fatkeqësi e PD ka qenë Sali Berisha. Basha ta kishte filluar këtë debat më përpara. Basha nuk është lider, është i vënë nga Sali Berisha. Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur. Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja. Nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata (Basha dhe Berisha). PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet. PD sot është bërë mburojë e korrupsionit, është e deklaruar nga DASH”, tha Selami.
Në fund, Selami mohoi një rikthim tjetër në PD. “Jo. Interesi im është që të shikoj Shqipërinë që të përparojë. Une mendoj që kontributi im i takon së kaluarës. Kam parë aty mjaft të rinj dhe të reja që do ta çojnë Shqipërinë aty ku duhet”.
(E.H/Faxweb.al)