Në foltoren që po mban në Kurbin që paralajmërohet të jetë e fundit, Berisha është shprehur se të njëjtim paralajmërim që kishte bërë për ish liderin e PS, Fatos Nanon do e bënte edhe për kryeministrin Edi Rama.
Berisha tha se fundi i Ramës është afër dhe se në momentin kur ky i fundit të largohet, do të harronte të merrte me vete edhe kryetarin e PD, Lulzim Bashën.
Sali Berisha: Edvin fundin e ke afër, Kurbini është në këmbë, mjerë ti çdo heqësh. Atë paralajmërim që i pata bërë Fatos Nanos, po ta bëj dhe ty. Nisu për Beograd, në Shqipëri nuk ke më vend, mos harro me marr edhe Lul Pengun, lëre që nuk të bie më në mend për të kur të kesh për t’ja mbathur. Diellin tonë nuk e shuan dot njeri kurrë, do verbojë këdo që do mundohet ta shuajë atë.