Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar këtë mbrëmje se çfarë ndodhi sot në kryesinë e Kuvendit ku deputetët e opozitës bënë dorëzimin zyrtarisht të mandateve.
Kryemadhi ka sqaruar se ka qenë një procedurë zyrtare, por nuk u lejuan kamerat, ku sekretarët përkatës kanë dorëzuar dorëheqjet individuale të deputetëve.
Gjatë këtij momenti, Kryemadhi e cila ishte në një lidhje direkte në emisionin’ Open’, ka pasur edhe një debat me avokatin Spartak Ngjela.
Ky i fundit ka thënë publikisht se nuk u bë asnjë deklaratë personale, por se e gjitha u bë vetëm mediatike, dhe se nuk u dorëzuan në Kuvend.
Kryemadhi i është drejtuar duke i thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe informacionet e tij të ardhura nga brenda Kuvendit, janë gënjeshtra.
Pjesë nga debati dhe fjala e Kryemadhit
Dorëzimi i mandateve në Kuvend
Kryemadhi: Ka qenë një ritual normal edhe pse nuk u lejuan kamerat, ku sekretarët përkatës kanë dorëzuar dorëheqjet individuale të deputetëve, për tu larguar njëherë e përgjithmonë nga një parlament që është i faktuar botërisht, ku ka individë të caktuar të lidhur me bandat dhe trafikun e votave. PD ka pasur grupin e saj, ne listën tonë.
Ngjela: Nuk kanë bërë deklarata personale, i kanë me vete
Kryemadhi: Më vjen keq se je njeri i ligjit…
Ngjela: Eee i ligjit, nuk i keni dorëzuar
Kryemadhi: Mos më ndërprerë mua dhe mos u trego i paedukatë. Janë të firmosur me emra dhe atësi. Opozita nuk ka për detyrë të të sqarojë as ty dhe as ndonjë tjetër që paguhet nga Rama. Ju kanë gënjyer. Deklaratën time e keni ne media, më 20 shkurt, ditën kur është rrëzuar busti, dhe ky është rrëzimi i dytë i bustit.
Po ashtu Monika Kryemadhi, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili pasditen e së enjtes u shpreh se kryetarja e LSI-së duhet të ishte në Ferr për çështjen e shitblerjes së votave.
Rama sot u mor me ju personalisht, si i përgjigjeni?
Kryemadhi: Mezi po pres vendimin e gjykatës kur të thirren të gjithë ata që janë përfshirë në trafikimin e drogës dhe votës. Dua të shikoj në bankën e të akuzuarve krybashkiakun e Durrësit.
Unë i them Ramës ta mbledhë cik veten, nuk është noj qamet i madh. Jeta vazhdon edhe pas karriges së kryeministrit.
Sa i takon shitblerjes së votës, për çdo njeri të LSI që ata kanë fakte dhe të dhëna apo dhe indicie t’i çojnë në gjyq dhe t’i dënojnë. Prokurorinë e kanë, edhe gjykatat, tashmë që 17 deputetët e LSI i kanë të lirë, le t’i zgjidhin këto gjëra.
Çfarë ndodh tani me opozitën, pasi keni dalë jashtë sistemit?
Kryemadhi: Ne jemi qytetarë të lirë, ndihemi më shumë vetvetja sepse vendimin tonë e dhanë qytetarët, e dhanë më 16 shkurt. Kemi 1 vit që themi se ka nevojë për dialog dhe përfshirjen e opozitës në institucione. Sot nuk kemi republike parlamentare por kryeministrore.
Nuk keni parë gjë akoma, situata vazhdon…Rama nuk ka parë gjë akoma. Sot ai nuk e priste vendimin e opozitës, sot ndihet i lodhur dhe i vetëm, çdo ditë do bëhet më i dobët.