Profesor inxhinier Sazan Guri ka bërë një studim në lidhje me ndikimet e rrezatimit elektromanjetik në shëndetin njerëzor.
Profesor Guri në një artikull shkencor të zgjegjeruar nënvizon ndër të tjera se antenat celulare mbi pallate po ndryshojne aktivitetin fiziologjik te qelizave celebrale duke shkaktuar kancer në pankreas, prostat,zorrë dhe melanoma të lëkurës.
Guri shkruan në studimin e tij se aktualisht janë mbi 260 antena të vendosura në tarracat e pallateve. Këto bashkëveprojnë me njëra-tjetrën, duke krijuar fusha të rrezikshme, kur bashkohen.
“Efektet termike janë efektet që i shkaktohen çdo personi të ekspozuar ndaj antenave, çka e bëjnë të ketë si pasojë humbjen e elektroliteve në tru, që shpesh nuk rigjenerohen. Tjetër efekt janë çrregullimet mendore deri te edhe sëmundje tumorale, si dhe shkëputje të copëzave yndyrore nëpër muret e eneve të gjakut që lëvzin më pas, si mikroembole dhe embole, deri sa të formojnë ose të bashkohen me trombocide duke formuar ‘kloget-copëza të ngurta’ dhe fundin e kanë shkaktimin e një tromboze, o në zemër, o në tru, o në këmbë, o në mushkëri në rastet kur kemi persona me duhanpirje, me pije me ngjyra, me ajër të ndotur ose me shkaqe virusale. Efektet jo termike ende nuk janë vërtetuar shkencërisht, por të gjithë njerëzit, që kanë kontakt të drejtpërdrejtë kanë lodhje, këputje, përgjumje, etj. Këto mund të kenë pasoja në të ardhmen, por ende nuk janë vërtetuar. “- shkruan Guri.
Po ashtu në studim është përfshirë edhe rrjeti 5G DHE lidhjet me COVID-19 dhe ndikimet në mushkëritë e bllokuara dhe qarkullimin e gjakut në tru.
“Nuk është rastësi se pandemia me të vërtetë mori karakter botëror, por ajo ishte e dukshme dhe e tmershme vetëm në disa zona, aty ku përkonte, veç ndotjes mjedisore në ajër, lagështisë, prezencës së një qytetari urban, mënyra e ushqyerjes me ‘kartona’ supermarketi, por mbi të gjitha zona me instalim të lartë të rrjetit 5G. A mundet që virusi të jetë rezultat i 5G, duke u përdorur si armë biologjike për popullsinë?
A mundet që Covid 19, të jetë shkak virusal plus katalizim 5G!?
Ka mendime në nivel ekspertësh të lartë të mjekësisë se simptomat e Covid 19 nuk vijne nga virusi. Po kështu shprehet, edhe A NYC-ICU Doctor, i cili thotë se simptomat janë krejt ndryshe nga se duhet të ishin për një virus. Në të gjitha rastet shprehet ky doktor, shenjat nuk përkasin me sëmundje të Covid 19. Më duket se po punojmë nën një paradigëm mjekësore dhe me shumë gjasa, kurimi mjekësor do të cojë kështu në një trajtim të gabuar. Kemi të bëjmë, më sakt, me një dështim të thithjes së O2 dhe ndaj kërkohet ventilator për frymëmarrje. Diçka tjetër po dyshohet, ndoshta 5G?
Atherë cilat janë lidhjet e Covid 19 me 5G?
A mundet që virusi të jetë edhe rezultat i 5G, duke u përdorur si armë biologjike për popullsinë? Në Ëohan p.sh., ka të instaluar 10,000 antena 5G, me infrastrukturë të ndërtuar tashmë, e filluar qysh nga 2018 dhe me funskionim të plotë në tetor të 2019, at’here kur u kryen lojrat militare.
Por cilat mund të jenë efektet prej 5G?
Vetë 5G nuk është zbulim i fundit, sepse e kemi pasur, qysh nga koha e zbulimit të radios, por ajo është lakmuar kohët e fundit prej industrisë ushtarake, si një armë për kontrollin e turmave. Për 100 vjet, ne kemi provuar dhe studiuar efektet e spektrit të gjatësissë së vales milimetrike. Le ta kutpjmë se çështë efekti i valës?. Një mikrovalë emeton një frekuencë prej 2,45GhZ, që dtth një thithje e frekuencës për molekulë uji, ku molekula valëzohet me 2.45 miliar herz /sek. Le të marrim shembull furrën me mikrovalë, pra me të njëjtat valë që emeton 4G, pa le 5G. Valëzimi në furrat e shtëpive tona mikrovale të quajtura krijon fërkim, dhe ky fërkim formon nxehtësi, që ngroh gjellën tuaj brenda saj.
Cila është veçorija këtu, që ushqimi ngrohet nga brenda jashtë, me anë të mikrovalës që prodhon nxehtësi, ndryshe nga gatimi tradicional, ku nxehtësia vjen nga jashtë brenda. Ja dhe një fakt qesharak, që edhe Ëifi jonë emeton të njëjtën frekuencë prej 2,4 GhZ. Nga kjo kupton që edhe 5G do të ketë parimin e ngrohjes së molekulave brenda trupit, kur je pranë tyre dhe nuk dihet ende se cila është distanca që jep apo nuk jep këtë efekt.
Teknologjia e fundit celulare, 5G, do të përdorë valë milimetër për herë të parë, përveç mikrovalëve që kanë qenë në përdorim për teknologjitë celulare më të vjetra, 2G deri 4G. Duke pasur parasysh shtrirjen e kufizuar, 5G do të kërkojë antena çdo 100 deri në 200 metra, duke bërë të ekspozohen shumë njerëz nën rrezatimin e valës milimetër. Por, kjo do jetë fakt, ndryshe nga rrjetet me 3 apo 4G. Nga ana tjetër, 5G gjithashtu përdor teknologji të reja (p.sh., antena aktive të afta për formimin e rrezes, vargje në faza, hyrje dhe dalje masive të shumta, të njohura si masive të tipit MIMO), të cilat paraqesin sfida unike për matjen e ekspozimeve.
Reagimi i shteteve të botës
Fremaul tha se projekti pilot 5G nuk përputhet me standardet e Brukselit për sigurinë e rrezatimit. Nuk ka pothuajse asnjë dyshim se një botë 5G do të na vendoste të gjithë nën një nivel të pashembullt mbikëqyrjeje dhe kontrolli; dhënien e fuqive të padëgjuara algoritmeve të koorporatave pa shpirt. Kjo duhet të jetë e mjaftueshme për të fshirë përgjithmonë axhendën atje, të paraqitur nën “teknologjinë e dobishme të shkuar keq”. Ndërkohë që Brukseli bëhet qyteti i parë i madh që bllokon teknologjinë 5G, dhjetëra qeveri lokale kanë miratuar legjislacionin për të parandaluar ose kufizuar hyrjen e saj për shkak të efekteve shëndetësore. 21 qeveri lokale në SHBA e kanë një legjislacion të tillë. Por përtej kësaj, janë edhe efektet anësore biologjike. Dhjetëra studime e kanë lidhur wireless-in, me frekuencë të ulët me disa efekte biologjike, të cilat përfshijnë: dëmtim i ADN-së, dëmtim oksidativ, ndërprerja e metabolizmit të qelizave, rritje e barrierave të qarkullimit të gjakut në tru, reduktim i melatoninës, ndryshime në metabolizmin e glukozës në tru, gjenerim i proteinave të stresit
Po ashtu, në vitin 2011, Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) e ka futur rrezatimin e radiofrekuencave në listën e kancerogjenëve të mundshëm.