Që me shkeljen e tij në Torino, Cristiano Ronaldo ka treguar më së miri se është një nga lojtarët më me impakt në botë, sidomos në rrjetet sociale.
Ylli portugez ka ndikuar që shumë fansa të tij në të gjithë botën, tashmë të ndjekin edhe Juventusin në Instagram apo në Facebook.
Së fundi fotoja më e re e tij në Instagram, ku ka pozuar së bashku me partneren e tij Georgina dhe fëmijët në tarracën e vilës së tij në Torino, ka marrë 1 milion “like” brenda vetëm 10 minutave, ndërsa në total derimë tani ka shkuar afro nëntë milionë.
E gjithë familja e portugezit është veshur me fanelën e Juventusit, skuadrës së tij të re. Ronaldo debutoi me Juventusin fundjavën që lamë pas, po pa mundur që të ishte protagonistë me gol.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post