12:15 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Efektivët e FA ‘në luftë’ me flakët, u bashkohen forcave operacionale për shuarjen e zjarreve

10:45 | 19/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Efektivët e FA ‘në luftë’ me flakët, u bashkohen forcave operacionale për shuarjen e zjarreve

Efektivë të Forcave të Armatosura u janë bashkuar forcave operacionale në disa qarqe të vendit, të cilat nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë në betejë me zjarret. Situata më problematike këto ditë ka qenë në qarkun e Dibrës, në Balgjaj, Klos dhe në fshatin Madhesh, në Ulëz, ku flakët përfshinë sipërfaqe me pyll, dushqe dhe pisha.

Efektivët e Batalionit III të Burrelit, të angazhuar në këto operacione, tregojnë vështirësitë e punës për shkak të terrenit.

“Kemi disa ditë që jemi në vendngjarje. Ka pasur disa vatra të ndezura dhe kemi punuar me intensitet të lartë për t’i shuar ato,” thotë Nëntoger Kejdi Vani, duke shtuar se ndihma nga Forca Ajrore ka qenë shumë e rëndësishme në këtë betejë.

Tetari Klodjan Troci thekson se çdo mision ka rreziqet e tij, por terreni i vështirë dhe i thepisur në këtë zonë e bën punën edhe më sfiduese.

“Forcat tona janë në terren gjatë gjithë kohës dhe besoj se kemi kryer detyrën si duhet. Kemi qenë të angazhuar plotësisht që nga momenti i parë kur morëm njoftimin dhe do të vazhdojmë punën deri në shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit,” shprehet ai.

Teksa ka falënderuar çdo efektiv për sakrificat e tyre në këto ditë me temperatura tejet të larta, Ministria e Mbrojtjes ka bërë një apel për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe të nxehtë, të shmangin çdo pakujdesi që mund të shkaktojë zjarr. “Kujdesi ndaj zjarreve është një përparësi e përbashkët, dhe bashkëpunimi i qytetarëve me autoritetet është thelbësor për të shmangur katastrofat dhe për të ruajtur natyrën dhe pronën tonë të përbashkët”, njoftoi ministria.

Etiketa: FA
Pas

Balla prezanton Projekligjin ”Për Policinë e Shtetit”: Synimi themelor, reformimi dhe ngritja në një nivel tjetër të Policisë së Shtetit

Para

Probleme me Microsoft në të gjithë botën, bllokohen sistemet në banka, media, aeroporte e hekurudha

Para
Probleme me Microsoft në të gjithë botën, bllokohen sistemet në banka, media, aeroporte e hekurudha

Probleme me Microsoft në të gjithë botën, bllokohen sistemet në banka, media, aeroporte e hekurudha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

Operacioni ‘Plazhi i lirë’/ Hiqen 85 çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, vihet nën hetim 59-vjeçari

Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

Zjarret kanë përfshirë vendin, 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale në terren! Cilat janë zonat me rrezik më të lartë

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares

33 të vdekur në luftimet kufitare Kamboxhia-Tajlandë, ambasadori kamboxhian kërkon armëpushim “të menjëhershëm”

Zjarri në vend, dronët Bayrakatar TB2 fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut

Sot dita më e nxehtë në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.