04:18 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Egjipti fut ish-futbollistin e Kombëtares në listën e zezë të terroristëve

23:30 | 18/01/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Egjipti fut ish-futbollistin e Kombëtares në listën e zezë të terroristëve

Në të kaluarën e afërt ka ndodhur shpesh që emra të njohur të cilët ishin bërë protagonist në sport, t’i bashkoheshin ISIS dhe terroristëve të tjerë. Por një rast i fundit që përfshin legjendën egjiptiane të futbollit, Mohamed Aboutrika, po bën vërtet bujë.

Ish-sulmuesi i Al Ahlit dhe i kombëtares egjiptiane është futur nga Kajro zyrtare në një listë të zezë terrorizmi për lidhjet e tij me Vëllazërinë Myslimane.

Në mënyrë të veçantë, ish-sulmuesi i njohur akuzohet nga autoritetet se ka mbështetur financiarisht organizatën islamike që Egjipti e konsideron terroriste.

Aboutrika, i cili u tërhoq nga arena e sportit në vitin 2013, i ka hedhur poshtë akuzat se e mbështet këtë parti, e cila në Egjipt konsiderohet organizatë terroriste. Ish-lojtari që ende është një idhull për tifozët, Mohamed Aboutrika, tashmë 37 vjeçar, i cili ka udhëhequr kombëtaren e futbollit të Egjiptit për një dekadë, aktualisht është në Gabon, në rolin e komentatorit në Kampionatin e shteteve afrikane.

Avokati i tij ka refuzuar të thotë kur Aboutrika mund të kthehet në Egjipt, por theksoi se vendimi i Gjykatës penale të Kajros mund të apelohet.

Ish-sulmuesi ka shënuar 30 gola në 100 ndeshje me Egjiptin, dhe madje pak ditë më parë ishte prezent në një miqësore luksi me Maradonën dhe presidentin e FIFA-s. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: Egjiptsulmuesiterrorist
Pas

Zv.presidenti amerikan: Rusia paraqet kërcënimin më të madh ndaj rendit botëror

Para

I ftohti polar në Tiranë, Veliaj falenderon vullnetarët: Nuk keni ndihmuar vetëm disa njerëz, por…

Para
I ftohti polar në Tiranë, Veliaj falenderon vullnetarët: Nuk keni ndihmuar vetëm disa njerëz, por…

I ftohti polar në Tiranë, Veliaj falenderon vullnetarët: Nuk keni ndihmuar vetëm disa njerëz, por…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.