Prokuroria e Tiranës, në vijim të hetimeve në lidhje me mbedhjen e provave kokrete për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci, për të vërtetuar në mënyrë të plotë përfshirjen në vrasje të babë e bir, Faik e Shkëlzen Buci, ka kërkuar nga kompanitë celulare edhe qelizat telefonike të ditës kur dyshohet se është ekzekutuar Eglantina në Malin me Gropa, raporton Fax Web.
Përmes këtyre provave pritet të vërtetohet nëse babë e bir kanë qenë ose jo në vendin e ekzekutimit gjatë ditës kur dyshohet se është dërguar Eglantina në vendin ku është vrarë. Organi i Akuzës është akoma në pritje të materialeve që do të dorëzohen nga kompanitë celulare.
Nëse përmes kësaj prove arrihet të vërtetohet se babë e bir kanë qenë në Malin me Gropa, atëherë dosja do të ishte e kompletuar dhe përfundimisht do të fundoste ata. Deri më tani ka një dëshmitar, i cili ka zbardhur ngjarjen dhe është shpallur bashkëpunëtor i drejtësisë, analizat e ADN-së së eshtrave, të cilat janë të pakundërshtueshme dhe i përkasin 100% Englantina Bucit.