Dalin të tjera detaje nga vdekja e 27-vjeçarit shqiptar Serxho Veizi, i cili u gjet i vdekur nga një plumb në kokë në automjetin e tij në rrugën provinciale Casarano-Ugento, Itali disa ditë më parë.
Një 43-vjeçar, me iniciale G.R. me precedent të mëparshëm penal, është shoqëruar në zyrat e Komisariatit Taurisano për t’iu nënshtruar një vlerësimi që do të duhet të verifikojë praninë e mundshme të përbërësve kimikë (barium dhe plumb) në duar dhe veshjen e tij.
Ishte pikërisht shtetasi G.R., ai që ra vetë në duart e policisë. Mediat italiane, raportojnë se 43-vjeçari njoftoi policinë, duke thënë se kishte gjetur kufomën e të riut shqiptar brenda automjetit “Polo Wolkswagen”. Doli nga makina e tij, vuri re kufomën dhe telefonoi numrin 113, siç u është deklaruar agjentëve. “Ejani shpejt! Këtu është një kufomë.”
Zëvendës-prokurori publik Donatella Palumbo, tha se 43-vjeçari G.R., u shoqërua në Komisariat. Deri më tani, nuk ka një qëndrim zyrtar për shkaqet e vdekjes së Serxho Veizit, hetuesit nuk pranuan të hedhin poshtë asnjë pistë; as që G.R., mund të ketë luajtur një rol në vdekjen e të riut shqiptar. Rezultati i hetimit nuk është depozituar ende, pavarësisht se hipoteza e vetëvrasjes mbetet kryesorja.
Për të rindërtuar kronologjinë e saj që ka ndodhur dhe për të kuptuar veprimet e orëve të fundit të jetës së viktimës, policia po kontrollon celularin e tij. Pranë trupit të shtrirë në ulsen e pasagjerit, plot gjak, ishte edhe arma me të cilën dyshohet se u krye akti kriminal.