17:53 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ekipi financohet vetëm nga unë”, presidenti jep dorëheqjen: E pamundur të vazhdoj më tej

13:05 | 23/07/2019
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ekipi financohet vetëm nga unë”, presidenti jep dorëheqjen: E pamundur të vazhdoj më tej

Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit gjirokastrit dhe lajmin e ka dhënë vetë Tavo i cili shprehet se klubi gjendet në një situatë të vështirë.

“Miq,sinqerisht qe sporti dhe vecanerisht futbolli ne kohet qe jetojme kerkojne shume sakrifica, mundim e investime. Ne keto kater vite edhe pse kemi nje shoqeri aksionere, me disa ortake, Luftetari eshte mbeshtetur dhe financuar vetem nga Grigor Tavo”, shkruan ai

Tavo shprehet se e  ka të pamundur të vazhdojë në këtë përgjegjësi duke argumentuar se aksionerët nuk e mbështesin më ekipin.

Deklarata e plotë:

Te nderuar miq,

Ndiej detyrimin te komunikoj me te gjithe ju qe doni me shpirt dhe zemer Luftetarin per te sqaruar situaten e veshtire ku gjendet ekipi yne i zemres. Ne kater vitet qe kam drejtuar Luftetarin, jam krenar qe kemi arritur suksese qe edhe vete nuk i prisja. Kur fillimisht nisa te investoj pe kete skuader, mendoja thjesht qe te ktheja Luftetarin aty ku i takonte, ne eliten e futbollit shqiptar. E realizuam  kete qe ne vitin e pare pas shume sakrificash e vujatjesh, dhe arritem te festonim ate sukses. Ne tre vitet tona ne Superlige, siguruam  pjesemarrjen historike ne Kupat e Europes, por mbi te gjitha beme qe gjithe Shqiperia te fliste me superlativa per Luftetarin dhe futbollin e tij.

Miq,sinqerisht qe sporti dhe vecanerisht futbolli ne kohet qe jetojme kerkojne shume sakrifica, mundim e investime. Ne keto kater vite edhe pse kemi nje shoqeri aksionere, me disa ortake, Luftetari eshte mbeshtetur dhe financuar vetem nga Grigor Tavo. Nuk mund te harroj ne kete rrugetim edhe Bashkine e Gjirokastres, e cila deri tani ka permbushur cdo obligim te sajin dhe ka plotesuar me se miri detyrimet dhe investimin qe i takon si aksioner tek K.F Luftetari.

I gjendur ne nje situate ku te gjithe aksioneret nuk e mbeshtesin Luftetarin as ne kuotat qe u takon si nje shoqeri aksionere, e kam te pamundur te vijoj drejtimin e skuadres dhe shoqerise ne teresi. Eshte nje vendim teper i dhimbshem per mua dhe jo vetem. Do te largohem nga presidenca e Luftetarit per ti hapur rruge investitoreve te rinj, qe ndoshta mund te bejne me shume per kete skuader dhe keto ngjyra qe  secili prej nesh i ka ne zemer.

Dua qe ne kete moment te falenderoj te gjithe bashkepunetoret e mi, miqte qe me kane mbeshtetur dhe vecanerisht tifozerine e mrekullueshme gjirokastrite, e cila na ka qendruar prane ne cdo hap.

Doreheqja ime, kurrsesi nuk mund te shihet si nje braktisje, por vjen per te hapur rrugen e investimeve ne skuader per te mundesuar nje ecuri sa me te mire, pasi Luftetari eshte me i rendesishem se cdo president apo drejtues.

Dua ta mbyll kete komunikim me premtimin qe gjithmone do te jem tifozi numer nje i Luftetarit.

Sinqerisht,

Grigor Tavo

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: grigor tavo
Pas

Foto+Video/ Hidhet në erë me dinamit memoriali i nacionalistit grek në Finiq

Para

Boris Johnson zgjidhet kryeministri i ri i Anglisë

Para
Boris Johnson zgjidhet kryeministri i ri i Anglisë

Boris Johnson zgjidhet kryeministri i ri i Anglisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

Ursula von der Leyen reagon ndaj krizës në Lindjen e Mesme, thërret Komisionin Evropian në mbledhje

Zjarr në Elbasan, përfshihen zonat pranë varrezave, flakët drejt banesave

Tensione në veri të Kosovës/ Gjendet armatim në pronë të një politikani serb, Zveçla: Rrezik për akte terroriste

Uji i pijshëm rikthehet në Vlorë, furnizimi në lagje kthehet në normalitet

Sekretari amerikan i Shtetit: Nëse Irani hakmerret, do të bëjë gabimin më të madh të mundshëm

Titulli që përfundoi në tragjedi/ 3 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur pasi tifozët bien nga tribuna

Grabiti me armë argjendarinë në Gjirokastër, 45-vjeçari ekstradohet nga Greqia pas katër vitesh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.