Deputeti i PD-së Bardh Spahia ka deklaruar se vazhdon farsa e madhe e Edi Ramës me shëndetësinë faslas.
Spahia duke renditur disa prej emrave të Drejtorëve të Ri të Spitaleve në qarqet e vendit ka theksuar se këta janë ekipini “jopartiak” i që do të drejtojë spitalet e vendit. Por sipas Spahisë këta kanë lidhje të forta me të mjatët në vend.
“Qershia mbi torte Enkel Joti, ish drejtori i Top Channel i lidhur ngushtesisht me Ramen. Perlat Kapisyzi keshilltar i partise socialiste mini bashkia 2 viti 2oo4- 2OO8 bashkeshorti i Zv.Ministre MIRA RAKACOLLI. Alban Ramohitaj nip i Halim Ramohitaj zv. Minister i mbrojtjes ne diktature ne vitet 70. Ismet Nika tropojan, anetar i kryesise te PS Kukes. Ky eshte konkursi Rama nje megamas”, shprehet ai.
REAGIMI:
Vazhdon farsa e madhe e Edvin Rames me shendetesine dhe shendetin e shqiptareve!
Ne fund te gushtit 2017 Rama ne nje show te paprecedent kerkoi doreheqjet e drejtoreve te spitaleve universitare dhe rajonale. Sipas tij faji per keqmenaxhimin e gjithckaje ne shendetsi ishte vetem i tyre. ” Nuk mund te kete me emerime partiake. Neser ju duhet te jepni doreheqjen nje e nga nje. Ekipet e reja do te zgjidhen me konkurs publik” pati pafytyresine te deklaronte Kryeministri. E sot pas nje procesi aspak transparent u duk sa seriozisht i kishte keto deklarata.
Ja ekipi i zgjedhur ” jopartiak” qe do te drejtoje spitalet e vendit
1. Eduard Bejko ish deputet i PS do drejtoje spitalin e Beratit.
2. Kryetari i keshillit bashkiak Durres Alban Ramohitaj do drejtoje spitalin e Durresit.
3. Eksponenti i PS ne Diber i akuzuar per blerje votash Spartak Koltraka do drejtoje spitalin atje.
4. Kandidati i PS ne listen e Shkodres Vilson Masmalaj emerohet drejtor i Spitalit Shkoder.
5. Drejtori i Spitalit te traumes Arben Zenelaj njihet per lidhjet e fuqishme me te majten, dhender i ish zv ministrit te mbrojtjes ne diktature Jace Lulaj.
6. Drejtoresha e re e maternitetit Eliona Demaliaj e njohur per lidhjet me te majtet ne pushtet.
Qershia mbi torte Enkel Joti, ish drejtori i Top Channel i lidhur ngushtesisht me Ramen. Perlat Kapisyzi keshilltar i partise socialiste mini bashkia 2 viti 2oo4- 2OO8 bashkeshorti i Zv.Ministre MIRA RAKACOLLI. Alban Ramohitaj nip i Halim Ramohitaj zv. Minister i mbrojtjes ne diktature ne vitet 70. Ismet Nika tropojan, anetar i kryesise te PS Kukes. Ky eshte konkursi Rama nje megamas.
(J.V/Faxweb)