03:07 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrapaj: Këto janë dy faktorët që rrezikojnë prodhimin e vendas. Zv.ministri Kote: Jemi në situatë të njëjtë me vitin e kaluar

16:59 | 21/04/2020
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrapaj: Këto janë dy faktorët që rrezikojnë prodhimin e vendas. Zv.ministri Kote: Jemi në situatë të njëjtë me vitin e kaluar

Ditën e sotme në emisionin “EkoFax” të gazetares Mirilda Tili në TV Fax News, ishin të ftuar presidenti i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Agim Rrapaj dhe Zv.ministri i Bujqësisë, Dhimo Kote ku kanë folur për situatën në të cilën ndodhen fermerët dhe mbështetjen që do të ofrojë qeveria ndaj tyre.

Kote tha se bujqësia ka probleme të mëdha ndërs argumentoi se ka ndikuar mbyllja e restoranteve dhe hotele e për rrjedhojëka rënë shitja e produktit të mishit. Ai pohoi se disa ferma janë në vështirësi për shkak të dy faktorëve njëri prej të cilëve është koronavirusi dhe tjetri eksportuesit e jashtëm të cilët shesin me çmime më të lira se vendasit.

“Jam dakort që fermeri ka qenë në punë. Megjithatë edhe jashtë kësaj situate bujqësia ka probleme të mëdha jo më tani. Nuk duhet të lejojmë fermerët që janë në rrisk që të shkojnë drejt një rënie të ndjeshme apo falimentimi. Jemi në kontakt me MB porn ë disa kontekste ka probleme në burimin e informacionit. Ne merremi me grupimet në rrisk dhe jo individin në rrisk. Grupimi në rrisk janë prodhuesit e mishit. Këta prodhues duke qenë produkti freskët konsumohen nga restorantet, një pjesë e mirë nuk po shesin sipas planit të tyre të biznesit për shkak të kufizimeve. Janë disa ferma në vështirësi jot ë pakta. Janë disa ferma në vështirësi, kanë dy konkurentë, koronavirusin dhe importin, për arsye se edhe eksportuesit jashtë vendit tonë kanë ulur ndjeshëm çmimet, pra kanë hap[ësirë të konkurojnë fermerët tanë që janë në vështirësi shumë të madhe. Kjo është liria e tregut por pyetja është çdo të bëhet me fermerët tanë, sepse liria e tregut është për kushte normale. Këta ta vazhdojnë procesin e prodhimit, nëse nuk bëjnë tregtimin bagëtive ata kanë vështirësi ekonomike”, tha Rrapaj.

Zv.ministri i Bujqësisë, Dhimo Kote ka komentuar në “EkoFax” masat e ministrisë për këtë fenomen duke analizuar se prodhimi vendas si në sektorin bujqësor edhe në atë blegtoral vijon të mbetet në shifrat e një viti më parë. Kote argumentoi se shitja e produkteve të mishit vijon normalisht pavarësisht disa pengesave që ka krijuar koronavirusi dhe se familjet shqiptare janë orientuar këto ditë drejt prodhimit vendas e kryesisht të mishit.

“Blegtoria ka një vit të mbarë këtë vit sepse baza ushqimore  ka qenë shumë e favorshme dhe e kaloi dimrin në kushtet më të mira shëndetësore dhe kjo falë natyrës. Një pjesë e prodhuesve të cilët nuk e shitën dot mishin, e kecit dhe qingjit, shitja e tyre do sillte edhe marrjen e qumështit. Unë mendoj se produketet tona kërkohen në tregun shqipotar dhe shiten me çmim shumë më të lartë se ato që vijnë nga importi. Situata është se duke u mbyllur një pjesë e hoteleve dhe restoranteve që kishin lidhur kontrata me atë produket, kanë krijuar një ngërç të vogël, por në bazë të informacioneve, gjatë këtyre festave që kaluam, familjet shqiptare kanë marrë produkte të mishit shqiptar.

Ministria Bujqësisë ka një plan të qartë se si do të eci bujqësia dhe zhvillohet edhe pas kësaj situate. Produktet shqiptare vijojnë në rritje normale për rritjen dhe përpunimin. Vazhdon normalisht puna për ndjekjen jo të sigurisë ushqimore por për ushqimin e sigurtë. Kemi një informacion të përgjithshëm nga të gjitha zonat. Në këtë situatë lufte të gjithë ne kemi informacion të saktë dhe jemi në të njëjtën gjendje me një vit më parë. Vazhdojmë të kemi në vëzhgim situatën që nga sera, prodhimi transporti dhe vajtja tek konsumator. Vetë fermeri do të çojë tek autoritetet produket që ka prodhuar dhe mekanizmat që ka ndjekur. AKU do të analizojë të gjitha produketet shqiptare gati dyfish me vitin e kaluar”, tha Kote.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: agim rrapajdhimo kote
Pas

“Kompania në Tiranë testoi punonjësit, 85% e kishin kaluar koronavirusin”, gazetari: Deri në fund të qershorit njerëzit hanë njëri-tjetrin

Para

BE i dhuron Shqipërisë 20 mijë teste për koronavirusin, reagon Basha: Izolimi na kushton shumë

Para
Lulzim Basha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, këto biznese të mbyllen menjëherë. Lus qeverinë…

BE i dhuron Shqipërisë 20 mijë teste për koronavirusin, reagon Basha: Izolimi na kushton shumë

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.