Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi flet për arritjet e vitit të shkuar dhe për sfidat që e presin gjatë 2017-ës.
Në një intervistë për televizionin “Ora News”, Ekonomi u ka dhënë përgjigje shqetësimeve mbi mungesën e investimeve të rëndësishme nga të huajt, përveç kompanive të Call Center-ave.
“Ajo që është më e rëndësishme është se kryeministri e ka në vëmendjen kryesore këtë gjë, që të nxisë dhe të shtojë mundësinë e investitorëve të huaj për ta kuptuar Shqipërinë si një destinacion i mirë ku ato mund të investojnë… Ka kompani që vijnë nga Makao që kanë ardhur dhe kanë shfaqur interes për të investuar në Shqipëri.”, është shprehur ministrja.
Por çfarë është Makao?!
Makao është një shtet në Azinë Lindore i cili dikur sundohej nga Portugalia, por tani është nën kontrollin e plotë të Kinës.
Ky vend i vogël njihet vetëm për tre gjëra:
1- ka industrinë më të zhvilluar të bixhozit në botë, madje sipas CNN një në 5 qytetarë punojnë në Kazino.
2- ka ekonominë ndër më të dobëtat në botë, ku gjithçka është jashtë kontrollit
3- ka densitetin më të lartë të popullsisë në botë, me 20,497 banorë për kilometër katror.
Prandaj është e çuditshme se si nga ky vend mund të vijnë të investojnë tek ne kompani të fuqishme. Ah, vetëm nëse bëhet fjalë për krijimin e ndonjë kazinoje të re, sipas standarteve të Macaos.
Megjithatë, për qartësimin e këtij shqetësimi na ngelet të presim një tjetër përgjigje nga ministrja Ekonomi. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post