Pjerin Ndreu, deputet i Partisë Socialiste ka reaguar pas akuzave të PD-së, se ai dhe tre kolegë të tjerë kanë marrë tendera me vlerë 78 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Ndreu thotë se kjo nuk është e vërtetë, pasi ai nuk ka përfituar asnjë tender, duke hedhur dhe akuza në drejtim t ëish-kryeministri Sali Berisha dhe Lulzim Bashës.
Ai i quan ata të pacipë dhe ordinerë, teksa shton se ekonominë e ka të ndarë nga vëllezërit e tij.
“Sali, Lul dhe çdo derivat i juaji qe s’di ca thotë!
Ne emrin tim as ka firme, as tendera dhe as para publike!
Gënjeshtare te pacipe dhe ordinere, ja çfarë jeni!
E kam shtëpinë dhe ekonominë te ndare me vëllezërit!
Jo si Ju qe keni djem, vajza e kunetër miliarderë e vrasës!
Neveri per cfarë përfaqësoni, villni e shpifni!
S’kam asnjë biznes e asnjë llogari askund përveç rrogës së shtetit!
Dhe serish me kujtoni vargjet e te madhit Sergey Esenin:
Njeriu i zi me shikon gjithë krupe/sytë i bëhen jeshil prej vrerit/sikur me thotë se s’jam veç kusar i paskrupullt/Qe mendjen rri vras qysh ti turrem si brac, ndonjërit”, shkruan ai.