”Shuplaka” do të publikojë nesër një dëshmi të fortë të një biznesmeni nga Vlora, i cili tregon se si për shkak të kryebashkiakut Dritan Leli, vëllait, motrës dhe gjyqtarëve e policisë kapur prej Lelit, jeta i është bërë ferr.
Biznesmeni i fuqishëm ka lënë dje Shqipërinë, duke marrë vendimin drastik për jetën e tij, për t’u larguar nga Vlora, por ”Shuplaka” mundi ta intervistojë, duke kuptuar me detaje problemet që i kanë lindur biznesmenit që xhironte në Vlorë nëpërmjet kompanisë së tij mbi 7 milionë euro.
Ai rrëfen me detaje zanafillën e problemit mes tij dhe ish-ortakut Eduard Lelit që është edhe vëllai i kryebashkiakut të Vlorës, mes tij dhe motrës së Lelëve, mes tij dhe gjyqtarëve. Një histori mashtrimesh e presionesh, siç thotë biznesmeni.
Por ngjarja merr një tjetër dimension, kur biznesmeni i vë në dispozicion redaksisë sonë edhe një regjistrim audio të drejtorit të policisë, i cili ia thotë hapur: ”Ju do vriteni”.
Për më shumë detaje nga dëshmia e fortë, se kush është biznemeni, për çfarë ka ndodhur në Vlorë, akuzat e rënda për përndjekje e presion nga kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli kundrejt biznesmenit, lexoni nesër portalin ”Shuplaka” në orën 10:00./Valmora Gogo-SHUPLAKA
Discussion about this post