09:57 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekskluzive/ Dalin pamjet nga atentati ndaj Artan Breshës, plumbat rrezikojnë dhe shokun e tij, vrapimi për t’iu shpëtuar plumbave

10:38 | 17/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekskluzive/ Dalin pamjet nga atentati ndaj Artan Breshës, plumbat rrezikojnë dhe shokun e tij, vrapimi për t’iu shpëtuar plumbave

Pas transmetimit të videos pak para ekzekutimit të Artur Breshës në Tepelenë mbrëmjen e 4 dhjetorit Fax News siguron edhe një video tjetër, plagosjen e vëllait të tij Artan Bresha.

Për herë të parë zbulohet se Artan Bresha ka qenë në shoqërinë e një personi tjetër në momentin që iu bë atentat dhe është pikërisht shoku i tij Daniel Osmeni.

Siç shihet edhe nga video Artani dhe Danieli kanë qenë së bashku në një lokal  dhe në orën fiks 20.25 të 4 Dhjetorit siç duket në këto pamje të marra nga një  kamer sigurie ata kanë dalë së bashku nga lokali për të shkuar në shtëpi.

Autori pasi ka ekzekutuar në kantiter në bypasin e tepelenes Artur Breshën me makinën tip benz që i vodhi këtij të fundit ka tentuar të vrase dhe vëllanë e tij Artanin, pikërisht në momentin ku ai së bashku me shokun e tij Daniel Osmani sapo kanë dale nga një lokal pranë qendrës së Tepelenës.

Është ky mjeti tip benz që hyn me shpejtësi në këtë rrugicë, zhduket pas godinës së supermarketit, kamera e sigurisë nuk e ka kapur momentin  e ndalimit të makinës. Por autori zbret prej saj qëllon me armë dhe dy të rinjte tentojnë tu shpëtojnë plumbave duke vrapuar.

I pari është Daniel Osmani dhe pas tij Artan Bresha që mbeti i plagosur në atentat. Pavarësisht se në këtë ngjarje u plagos Artan Bresha plumbat kanë rrezikuar seriozisht dhe jetën e të riut tjetër Daniel Osmeni pasi autori qëllon në drejtim të të dyve.

Në vendgjarje policia zbuloi 20 gëzhoja kallanikov. Pak ditë më parë Faxneës siguroi edhe momentin para vrasjes së Artur Breshës.

Në  videon ekskluzive shihet autori i maskuar me kallashnikov në dorë i cili lëviz qetësisht dhe mjaft gjakftohtë i afrohet kamionçinës dhe më pas në kërkim të viktimës së tij. Mësohet se pasi vrasësi ka ekzekutuar Artur Breshën ka marrë mjetin e viktimës dhe është nisur drejt banesës të të vëllit, Artan Bresha duke e qëlluar me disa plumba, por pa i marrë dot jetën.

Ende nuk është e qartë se sa persona morën pjesë në këtë ekzekutim dhe motivet, por nga video ekskluzive e Fax News shihet vetëm një person i armatosur dhe i maskuar. Mësohet se viktima Artur Bresha kishte punuar shumicën e jetës si emigrant në Greqi, ndërsa pasi ishte kthyer kishte filluar punë si roje.

VIDEO EKSKLUZIVE/ I maskuar dhe me kallashnikov në dorë, momentet para ekzekutimit të Artur Breshës në Tepelenë

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ARTAN BRESHAartur breshaatentati ne tepelene
Pas

“Maskara, e mashtron vajzën”, e moshuara mendon se filmi është realitet dhe dhunon aktorin e “Njerëz dhe Fate”

Para

Dy banesa përfshihen nga flakët në Surrel, policia jep detajet e para

Para
Shkrumbohet banesa në Krujë, mund të kishte pasoja më të rënda (Emri i pronarit)

Dy banesa përfshihen nga flakët në Surrel, policia jep detajet e para

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dosja “Partizani” në Gjykatën e Posacme, shorti për trupën gjykuese këtë të hënë

Itali/ Me 8 kg kokainë të pastër në makinë, karabinierët prangosin shqiptarin! E tradhtoi nervozizmi

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Ekspertët i konsiderojnë masa “shkatërruese” për Kremlinin/ Çfarë pritet nga sanksionet e reja të Trump ndaj Putin dhe si do të “goditet” ekonomia ruse

Wadephul: Shqyrtim i furnizimeve me armë për Izraelin

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

Nga Mirdita në Bruksel e deri në Lezhë, hakmarrja mes dy fiseve! Këta janë vëllezërit Kaza, dy prej tyre të vrarë brenda një viti, njëri i dënuar me 22 vite burg

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qershor

FOTO/ Luis Enrique nderon vajzën e tij të ndjerë pas fitores së Ligës së Kampionëve

22 të vrarë pas sulmeve të fundit izraelite

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.