54-vjeçari Shaban Safet Veizi nga Konispoli flet nga burgu i Hanias së Kretës për padrejtësitë që i është bërë gjat gjykimit në burgun e Greqisë.
Ekskluzivisht për Fax News në një bisedë me gazetarin Zinxhiria, Veizi thotë se dënimi i tij është politikë dhe ka të bëjë vetëm me faktin se është çam.
Duke rrëfyer të gjithë ngjarjen, i burgosuri tregon se është dënuar vetëm për 16 kg kanabis , dhe këtë të fundit i’a kishte dhënë një bashkëfshatar i tij.
“Dënimet na japin maksimalisht por edhe më shumë. Jam i dënuar me akuzën për trafikim 16 kg kanabis, pasi çantën që më dha bashkëfshatari im jashtë kufirit nuk e dija se cfarë kishte brenda, çasi i besova si shokë. Jam nga Konispoli dhe kufiri nga fshati im është rreth 700 metra. Më kapën në fshatin Kosk të Filatit me 16 kg ësh.U nisa për në Greqi pasi kisha gruan të sëmur me zemër dhe punë nuk kisha. Që nga viti 2004 po vuaj një dënim me burgim të përjetshëm se jam Çam. Gjatë hetimit hetuesi me pyeti nese isha Çam dhe i thashë se i tillë isha, por më mbrapa kuptova se sa më kushtoi kjo.Mund të kërkoni në të gjithë Evropën dhe nuk mund të gjeni një dënim të tillë. Por ende pa shlyer këtë dënim më kanë dhënë akoma edhe katër vjetë e dhjetë muaj të tjera.problemi im lindi që në ditën e parë kur më kapën pasi hetuesi grek ne shqip më pyeti ne se isha çam, po jam çam i thashë, nuk kam ndermend të ndrojë idenditetin tim.”
Duke treguar gjithë orvatjet që i është dashur të bëjë në drejtësinë e shtetit fqinjë, Veizi tregon se dënimi që ka marrë është i njëjtë me atë të një krimineli që është kapur me një anije me 5.5 ton kokainë. Shaban Veizi tregon se ka kontaktuardhe me ambasadën shqiptare në Athinë por dhe këta të fundit nuk e kanë ndihmuar.
“Në vitin 2005 Bëra kërkesë për në Apel por, që la në fuqi dënimin e Gjyqit të Shkallës së Parë. Në vitin 2006 ju drejtova Gjykatës së Shkallës së Lartë por edhe ketu nuk pati ndryshim të dënimit. I kërkova dokumentat e vendimit kësaj të fundit për ta kërkuar në Gjykatën Ndërkombëtare, por mi vonuan apostafat dhe mi dhanë me 7-të muaj vonesë. Me gjithë këtë vonesë i nisa dhe mu kthye përgjigja se kishte kaluar afati.
Nga viti 2011 deri në Nëndor të 2018 kam bërë tre kërkesa për të marrë vendimin nga Gjykata e Shkallës së Lartë, por nuk me kthyen përgjigje. Ju drejtova Avokatit të Popullit me një letër nuk më kthehu përgjigje. Gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar në burg dhe sot punoj guzhinjer. Gjatë këtyre 15 vjetëve më kanë çuar në 9-të burgje që të mos bashkohemi e të rebelohemi, gjithashtu kam mbajtur dhe po mbaj një ditar.
Dënimi që mu dha është më se dënimi që u dha për trafikantitn që u kap me me një anije me 5.5 ton kokainë. Më datën 4 maj të 2019 mora ne telefon ambasadën tonë në Athinë dhe pas shumë përpjekjesh mu përgjigj një punonjëse që më tha se nuk të ndihmojmë dot.”
Në mbyllje të fjalës së tij Veizi nuk mund të kërkoj asgjë tjetër veçse ndihmën e shtetit shqiptarë, duke e konstatuar me fakte reale se e gjithë kjo që po ndodh është një gjyq politik dhe mënyra se si çamët dënohen ne Greqi.
“I kërkojë shtetit shqiptar më 15 Maj të 2019, një avokat si dhe mediave shqiptare të jenë prezencë, njëkohësisht edhe Ambasada Shqiptare, sepse është një gjyq politik për të parë se si dënohen çamët në Greqi.Kam kaluar një infarkt në zemër dhe nuk besoj se do dal gjallë nga burgu.
Kërkojë ndihmë nga shteti shqiptar.”