17:03 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekskluzive/ Fax News siguron pamjet para vrasjes, si mbahej në vëzhgim Santiago Malko. Autorët zhdukën provat

22:55 | 28/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Ekskluzive/ Fax News siguron pamjet para vrasjes, si mbahej në vëzhgim Santiago Malko. Autorët zhdukën provat

Fax News ka siguruar pamjet ekskluzive të momenteve pak përpara vrasjes së 26-vjeçarit Santiago Malko, në datën 27 gusht në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Për këtë ngjarje, një muaj më vonë policia ka shpallur në kërkim tetë persona, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të gjithë.

Aktualisht, në prangat e policisë është vënë vetëm Blendi Teta, 39-vjeçari i cili tashmë është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës.

Në videon e parë të siguruar nga Fax News duket qartë Blendi Teta, pak para momentit të vrasjes.

Blendi Teta vëzhgon terrenin, vëzhgon edhe viktimën e ardhshme, 26-vjeçarin Santiago Malko, i cili sapo kishte zbritur nga automjeti dhe ishte nisur në drejtim të pediatrisë, pasi kishte të birin e sëmurë.

Blendi Teta sapo kishte dalë nga automjeti “Skoda”, me ngjyrë të bardhë dhe kontrollonte terrenin, që gjithçka të shkonte mirë, ashtu siç ishte përpiluar në planin fillestar, ekzekutimin e 26 vjeçarit Santiago Malko.

Blendi Teta duke ruajtur Santiago Malkon

Në videon e dytë të siguruar nga Fax News, sërish vetëm pak çaste para ekzekutimit të 26 vjeçarit, duket një tjetër bashkëpunëtor.

Edhe ai sërish në automjetin “Skoda”, i cili, pak më i kujdesshëm, tenton të mos lërë gjurmë për të mos implikuar veten dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë për zbardhjen e ngjarjes nga policia.

Është Ilir Selmani, i cili duket qartë në pamjet ekskluzive të siguruara nga Fax News, duke mbledhur bishtat e cigareve që 39-vjeçari Blendi Teta kishte lënë gjatë minutave që po ruante viktimën e ardhshme, 26 vjeçarin Santiago Malko, duke i hedhur në një kontenier mbeturinash në afërsi, për të zhdukur çfarëdolloj prove që mund të ishte e rrezikshme.

Ilir Selami duke mbledhur bishtat e cigareve

Në këto pamje ekskluzive duket se si është pritur viktima nga atentatorët, si është ruajtur dhe se si ka shkuar deri në momentin final të ekzkutimit me breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.

Përveç këtyre dy persona që duken në dy videot e siguruara nga Fax News, kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në ekzekutimin e Santiago Malkos.

Pas fiks një muaji, tashmë policia dhe prokuroria kanë materiale të mjaftueshme në dorë, për të implikuar secilin prej tyre. Në dorën e prokurorisë tashmë janë gjurmë gishtash, prova fizike të gjetura në automjetet e sekuestruara dhe materiale të mjaftueshme për të fundosur secilin prej tyre.

Në këtë ngjarje janë të përfshirë Blendi Teta, vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Aga, Aleksander Maxhaku, si dhe Fatmir Hyseni, i njohur ndryshe me pseudonimin Doqja.

Dy vëllëzerit Duka janë gjithashtu të skeduar për trafik ndërkombetar droge. Kultivimi i drogës bëhej pikerisht në fshatin e tyre dhe nisej drejt Gjermanise. Ka informacione dhe shkresa të ardhur nga Gjermania ku kërkohet informacion per kete grup kriminal. Janë të dyshuar për një sërë ngjarjesh te cilat i kane shpetuar policisë./Faxnews-Faxweb.al

Etiketa: blendi tetaekskluzive e fax newskamerat e sigurise santiago malkosantiago malko
Pas

Trageti merr flakë në det, 538 pasagjerë përjetuan tmerrin (Fotot)

Para

Horoskopi për ditën e sotme, e dielë 29 shtator 2019

Para
3 shenjat më me fat për muajin Maj

Horoskopi për ditën e sotme, e dielë 29 shtator 2019

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dhoma e Avokatisë Berat kundër miratimit të draft-kodit të Ri Penal: Rrezikohen profesionet e lira dhe liria e Avokatëve

BE konfirmon sistemin e ri të kontrollit kufitar, ja kur do të hyjë në fuqi EES

Alarmi për cunami, mbyllen përkohësisht vendet turistike në Ishujt Galapagos

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Lufta tregtare/ Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Turqia zbulon rezerva të reja nafte dhe gazi me vlerë miliarda dollarë

Sulmi kibernetik ndaj SPAK, Gjykata e Lartë lë në burg Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokaj

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 104 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit

Burg përjetë për Azgan Mërnicën, vrau efektivin e “Shqiponjave” pas një konflikti rrugor

Aksident rrugor në aksin Cakran–Gorishovë, dy të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.