20:34 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Helikopteri me femra mbi shtëpinë e Bamir Topit”, Çuni: Ka interesa personale, do përballemi në gjykatë

16:47 | 23/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
EKSKLUZIVE/ “Helikopteri me femra mbi shtëpinë e Bamir Topit”, Çuni: Ka interesa personale, do përballemi në gjykatë

I ftuar në studio ditën e sotme në televizionin Fax News ka qenë ish-komandanti i bazës së helikopterëve në Farkë Sokol Çuni.

Ai ka sqaruar dhe të vërtetën e helikopterit i cili ka ndaluar mbi shtëpinë e ish-Presidentit Bamir Topi, dhe të gjitha pretendimet për presion karshi tij, pretendime të cilat dolën në dritë pas publikimit të librit “Nocturn”

Në fillim të fjalës së tij Çuni ka bërë një kronologji për gjithë çfarë ka ndodhur dhe se si qëndron e vërteta e uljes së helikopterit pranë shtëpisë së Bamir Topit.

Sokol Çuni: Të bëjmë një kronologjit të ngjarjes. Fluturimi i datës 10 vinte pas dy fluturimeve të tjera të një faze përgatitore. Në datën 6 jam thirrur në Ministrinë e Mbrojtjes dhe kam marrë detyrë të shkoja në Qafën e Bushkacit për të gjetur vendin e uljes. Në po këtë datë kemi shkuar dhe nuk kemi përcaktuar vendi për shkak të kushteve meteorologjike. Ështrë një proces i gjatë ligjor dhe unë jam zbatues i të gjithë këtyre urdhrave që më vijnë nga lart.

Ne kemi shkuar në datën 8 dhe ka rastisur që koha ishte shumë e keqe dhe jemi kthyer pa plotësuar detyrën për shkak të kushteve meterologjike.

Na ka ardhur sërish një tjetër urdhër për të gjetur vendin e uljes dhe ne kemi lënë që të çoheshim në fluturim ditën e diel. Edhe pse kushtet ishin të vështira ne u ngritëm në fluturim. Megjithëse ne u kthyem mbrapsht dhe për shkak të kushteve të vështira meteorologjike jemi ulur për 12 minuta pushim. Dua të them që nuk lejohet të fluturohet mbi teleferik dhe kjo është për të gjithë botën njësoj dhe e njëjtë dhe për zonat e banuara si Tirana që është e ndaluar.

Ndaj ne e kishim të përcaktuar uljen në kodrën e Priftit. Në këtë rast ne kemi kaluar në limitin minimal të fluturimit. Në këtë rast nuk është faji im që ish-Presidenti e ka shtëpinë në atë zonë. Kam marrë ulje në kuotën minimale që më lëjon rregullorja të cilën e njoh me detaje se kam punuar për 35 vite.

Ndërkohë që I ftuari ka vijuar më tej duke u treguar se prej kujt ka nisur e gjithë kjo dhe cilat janë qëllimet e vërteta.

Sokol Çuni: Pikërisht në këtë kohë ata e kanë shfrytëzuar këtë gjë për të më hequr nga vendi i punës, për interesa të tyre. Dhe ka nisur sulmi ndaj meje me shkrime në gazeta.

Sipas artikujve në gazeta ata pretendonin se unë kam marrë helikopterin pa leje dhe i kam bërë shantazh ish-Presidentit.

Në librin e tij ai ka shkruar se unë kam shkuar në shtëpinë e tij, madje më janë thyer dhe helikat me të cilat jam ngritur prapë në fluturim, kjo është e pamundur të ndodhë.

I pyetur për marrëdhënien që Çuni ka me ish-kryeministrin Sali Berisha, ai ka treguar që nuk I shërben askuj veç popullit shqiptar.

Sokol Çuni: Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie me asnjë sepse nuk ma lejon ligji. Unë i kam shërbyer kombit. Dhe kjo s’ka lidhje me mua, ka lidhje me ata të cilët më kanë përdorur për të arritur qëllimet e tyre.

Sipas Topit, në librin e tij shkruhet se presioni ka ardhur nga Sali Berisha që këtë gjë e kam mësuar në vitin 2018. Të gjitha këto mashtrime janë të poshtra dhe të ndyra.

Kjo çështje, sipas Çunit do të shkojë në Gjykatën e Tiranës.

Sokol Çuni: Natyrisht që do ta çoj ish-Presidentin në gjykatë për një padi për shpifje. Si mundet të bëjë këto shpifje ish-komandati im tek i cili kam pasur një tjetër besim.

Ata kanë përfituar nga heshtja ime, fjalët e Bamir Topit janë të kundërta nga ato që thotë bashkëshortja.

Por të gjitha gjërat janë më dokumenta dhe unë jam gati të përballem. Ai thotë që ka një dëshmitar, pse nuk e nxjerr? Kush është ky dëshimtar që e ka thënë këtë gjë, edhe politikani që i paskam shërbyer? Jam gati të përballem.

Por unë e di që Bamir Topi nuk ka asgjë me mua ai e ka për qëllimet e tij.

Ndërkohë që jashtë vëmendjes Çuni nuk ka lënë dhe përdorimin e helikopterit në funksion të një videoklipi.

Sokol Çuni: Ai është shprehur që që në helikopter ka femra dhe kjo është disa ditë pas fluturimit përkatësisht në datën18.04.2018. Është një klip i cili ka shëmtuar punën e ushtrisë. Ajo nuk është pjesë e klipit por pjesë që i ka shërbyer ushtria gjatë klipit.

Në datën 18 Sekretari i Përgjithshëm Edvin Kulluri më ka bërë mua një kërkesë për bashkëpunim me MaxProduction, për ambjentet e bazës jo për fluturim.

Ajo zonjë më ka kërkuar fluturim të cilat konsiderohen sekret dhe duhet një urdhër i posacëm. Kështu që kjo punë ngeli këtu.

Komandati i forcave ajrore më pas më kanë dhënë një rrugë verbale urdhrin për të bërë fluturimin. dhe më pas disa ditë më vonë më ka dhënë këtë urdhrin në të cilin do të bëhej thjesht një varje e cila në gjuhën teknike është vetëm 1 m e 30 cm, në datën 26 ka ardhur ky urdhër.

Unë e ka kundërshtuar këtë gjë por nuk është marrë parasysh sepse më është bërë një urdhër me fax mesazh. Unë nuk kam marrë pjesë në këtë fluturim dhe nuk e kam udhëhequr atë mision por ka adhur një grup i posacëm, nga forca ajrore. Kjo është ajo femra që ka qënë në helikopter që Zoti Bamir Topi akuzon mua dhe të tjerët për një femër të panjohur në helikopter

I pyetur nga gazetarja e FaxNews, Klaudia Karabolli se pse ka ruajtur gjithë dokumentet Çuni ka treguar gjenezën e problemit.

Sokol Çuni: Znafilla ka filluar shumë më shpejt se kjo rreth një muaj më parë.

Pikërisht ky ish-komandant i forcave ajrore më ka kërkuar të bëjë veprime të cilat binin ndesh me ligjin dhe kishin një kosto të lartë financiare duke me treguar shpesh për pozicionin e tij hierarkik. Dhe kjo është arsyeja pse unë i kam ruajtur dokumentat. Më kanë kërkuar një afer koruptivë. Në 23 maj të 2013 unë jam shkarkuar  nga detyra dhe të njëjtat gjëra kanë vijuar dhe pas largimit nga detyra.

U bëjë thirrje që të bëhen human dhe të mos shkelin njerzit. Këto janë emërime që i bëjnë partitë në një kohë kur ne i shërbejm kombit.

Si mund ta lexosh një libër të tillë kur unë dal dhe hedh poshtë 4 faqet e tij janë gënjeshtër, po gjithë ato faqe.

Ndërkaq sa I përket kërkesës së tij dhe raportit që ajo ka pasur me Ministrin e Mbrojtjes Çuni është shprehur:  Në këtë vend nuk merret asgjë parasysh. Më kanë thirrur por unë ju kam thënë që kjo gjë nu ka nevojë për ekspert, kjo ka nevojë vetëm për verifikim. Kanë arritur deri atje sa komanda e forcës ajrore e kanë çuar këtë çështje edhe në prokurori për fluturimin mbi shtëpinë e Ish-Presidentit dhe kjo çështje nuk ka filluar .

Ndërkohë për mua janë marrë masa duke më shkarkuar nga detyra pa motivacion. Nuk ka anjë arsye ligjore sepse fluturimi është bërë me urdhër.

Duke u shprehur se ky është kontakti I parë me mediat dhe njerzit Çuni ka theksuar dhe një herë se çështja do të vijojë më tej deri në Gjykatën e Tiranës.

Jo nuk kam marrë asnjë mbështetje nga Sali Berisha. Ky është kontakti i parë me mediat dhe njerzit, këto dokumentet i ka parë vetëm gruaja dhe fëmijët e mi.

Unë jam dëmtuar në imazh, më kanë fyer. Unë dhe kolegët e mi me pagesa qesharake që trajtohemi në mënyrë qesharake. Ky është shteti shqiptar dhe mënyra se si ai sillet.

Unë sjam kopetent për këtë çështje por hapsirat e ligjit do ti shfrytëzoj. Nëse kam të drejtë ligji le të ma jap, kurse në të kundër le të dënohem.

Etiketa: sokol cuni
Pas

E fundit/ Miratohet në kuvend projektligji për trajtim financiar të minatorëve e naftëtarëve

Para

Gjermania flet ‘shkoqur’: Të shtyhen zgjedhjet, nuk mund të zhvillohen pa opozitën

Para
Gjermania flet ‘shkoqur’: Të shtyhen zgjedhjet, nuk mund të zhvillohen pa opozitën

Gjermania flet 'shkoqur': Të shtyhen zgjedhjet, nuk mund të zhvillohen pa opozitën

Discussion about this post

 



Të Fundit

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

VKM/ Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Ministri izraelit i Mbrojtjes niset drejt Uashingtonit për bisedime me SHBA-në

Zjarret në Shqipëri: 12 vatra të raportuara, 4 ende aktive, 277 forca në terren

VKM/ Vendosen rregullat dhe kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve pas përfundimit të detyrës, kriteret dhe procedurat

‘Lufta’ për mandatin/ Shabani i përgjigjet sërish Lapajt: Daja im vendosi të mos tërhiqet pasi e kërcënove me fëmijët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.