16:50 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekskluzive/ Kryetarët e Bashkive: Nuk i lirojmë zyrat, Rama mund të përdori policinë dhe ushtrinë

17:56 | 06/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekskluzive/ Kryetarët e Bashkive: Nuk i lirojmë zyrat, Rama mund të përdori policinë dhe ushtrinë

Kreu i Bashkisë së Devollit, Bledion Nallbani dhe ai i Pograecit, Eduard Kapri kanë deklaruar gjatë një interviste eksluzive për Fax News se nuk do ti lirojnë zyrat e tyre duke përdorur si argument paligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Nallbani tha se do të vijojë punën e tij pasi dekreti i Presidentit mbetet në fuqi ndërkohë që shtoi se qeveria mund të përdor policinë dhe ushtrinë për ti dëbuar dhe marrë bashkinë me dhunë, por që është i vendosur për zbatimin e ligjit.

“Nuk ishte zgjedhje as nga ana juridike as nga ana politike, juridikisht sepse u zhvilluan pa dekret dhe nga ana politike nuk kishte garë dhe kandidaturë alternativë. Dekreti i Presidentit është kushtetues, dhe si i tillë ai mbetet në fuqi. Ne nuk do ti lirojmë zyrat dhe do të vazhdojmë punën normalisht. Do t’ju tregojmë gjishtashtu edhe ndërkombëtarëve se ky ishte një process i paligjshëm dhe më falni për shprehjen por ishte një process i pështirë.

Ne nuk po luftojmë të mbajmë karriget port ë zbatojmë ligjin dhe që ligji të sundojë mbi paligjshmërinë. Mund të ndodh gjithçka, që kjo qeveri të veprojë siç ka vepruar gjithmonë, me polici e me ushtri për t’i marrë me dhunë bashkitë, por ne jemi të vendosur të zbatojmë ligjin. Nëse qytetarët do të aprovonin zgjedhjet do të kishte më shumë pjesmarrje. Shqiptarët treguan se me 30 Qershor nuk pati zgjedhje. Ato ishin zgjedhje të Partisë Socialiste”, tha Nallbani.

Nga ana tjetër, kreu aktual i bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri shprehu të njëjtin qëndrim duke theksuar se gara për ktë bashki ishte e paligjshme duke qenë se kandidoi vetëm një person dhe shton se midis vendimit të KQZ-së dhe dekretit të Presidentit, ka vendosur të njohë këtë të fundit.

Kapri tha se do ti qëndrojnë zbatimit të ligjit pasi sipas tij, pogradecarët nuk kanë patur mundësi të marrin pjesë në një process ligjor.

“Bashkia e Pogradecit ishte me një kandidat, këto nuk ishin zgjedhje sepse nuk kishin alternative. Këto ishin një votim ku njerëzit nuk zgjidhnin dot as po jo. Ne si pushtet vendor jemi të detyruar të zbatojmë ligjin dhe kushtetutën. Mandati fillon në momentin e betimit dhe mbaron në betimin e kryebashkiakut të ri, por vetëm nëse zgjedhjet janë të ligjsjhme. Ne ishim në një anë që të zbatonim dekretin e Presidentit dhe në anën tjetër të zbatonim vendimin e KQZ. Cila do të ishte alternative më e ligjshme(?) Ne zgjodhëm zbatimin e ligjit dhe të kushtetutës. Pogradecarët nuk kanë patur mundësi të marrin pjesë në një proces ligjor”, tha Kapri.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/718415085282182/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: BLEDION NALLBANIeduard kapri
Pas

I dhunuan për disa orë rresht dhe më pas i grabisin, maskat terrorizojnë një çift të moshuarish (EMRAT)

Para

“Gazeta londineze Sun Shine Monitor”, nuk ‘përmbahet’ analisti: Palla me bisht ke Bishti Pallës

Para
Fotot/ Kujtim Gjuzi tregon këmbët mbi jaht, thotë se është në udhëtim pune

"Gazeta londineze Sun Shine Monitor", nuk 'përmbahet' analisti: Palla me bisht ke Bishti Pallës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji në një pallat, arrestohen 2 persona në Tiranë

Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi, policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

Numërimi drejt fundit, Berisha: 11 maji ishte farsë elektorale, PD do nisë betejën për mbrojtjen e votës

Berisha: Nuk ka fitore nga PS. Zgjedhjet janë grabitur!

“Kosova nuk harron”, Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore

“Aleatët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen”, ambasada e SHBA: Synimi është investimi sa 5% e PBB-së

Detaje/ Rrëmbimi i 29-vjeçares në Tiranë: U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit, tentoi të hidhej nga makina

’11 maji’/ Celibashi, mesazh anëtarëve të grupeve të numërimit e të KZAZ-ve: Cenimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” sjell pasoja ligjore!

Von der Leyen i uroi për fitoren, Rama i përgjigjet presidentes: Mbështetja jote ka shumë rëndësi në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt BE

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.