Në videot e mëposhtme shihet qartë moment i incidentit në ndeshjen Përmet-Këlcyrë.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 82 pas akordimit të 11 metërshit në favor të ekipit të Permetit nga gjyqtari Albi Paco.
Kjo ka ardhur si pasojë e një konfrontimi mes lojtarëve të Këlcyrës dhe arbitrit.
Lojtarët e Këlcyrës i janë sulur gjyqtarit Paco duke e dhunuar.
Në fushë ka nderhyrë policia duke ndalur sherrin mes skuadrave. Loja është ndërprerë dhe nuk ka rinisur përsëri.
(Videot janw bërë “mute” nga ana e redaksisë pasi kishte përdorim të një fjalori banal.)
(F.M/Faxweb)
https://youtu.be/xEvqaPkAz3w
https://www.youtube.com/watch?v=cMB1VDy9bUs&feature=youtu.be