14:13 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekskluzive/ Saimir Tahiri përgatit rikthimin e bujshëm? Hap media me emrin ”Zëri i Popullit” (Dokumentet)

14:00 | 27/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Ekskluzive/ Saimir Tahiri përgatit rikthimin e bujshëm? Hap media me emrin ”Zëri i Popullit” (Dokumentet)

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri duket se po përgatit rikthimin e tij të bujshëm në skenën politike, të menduar deri në detaje dhe me bashkëpunime të forta mediatike.

Sikur të mos i mjaftonin disa media që dukshëm janë përkrahëse të tij edhe pas zhveshjes nga postet politike, së fundi Tahiri ka zyrtarizuar dhe median personale, që për sfidimin e të gjithëve ka emrin e kanalit zyrtar të socialistëve ‘’Zëri i Popullit”. Po me ndryshimin e vetëm se tashmë kjo media do të jetë online, dhe do ti shërbejë ish-ministrit për t’u katapultuar fuqishëm në skenën politike.

Duket se Tahiri i ka marrë të gjitha masat që media e tij të jetë dhe e licensuar dhe të ketë aktivitet të rregullt pasi në 18 shtator të këtij vitit ai e ka regjistruar dhe si biznes në QKB, siç shihet qartë dhe në ekstraktin e siguruar nga Faxweb.al. 

Në të dhënat e aksionerëve shihet se ish-ministri është i vetëm në këtë ndërmarrje mediatike,  me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësht, ndërsa si adresë ka dhënë rrugën ‘’Prokop Mima”, e cila ndodhet në afërsi të Komunës së Parisit.

Ditëve të fundit emri i tij është lakuar ndjeshëm për shkak se është përfolur për një përplasje nën rrogoz me Edi Ramën, ku dyshohet se Tahiri ka informacione që mund të fundosin personazhe të njohur në PS. Dje ai paralajmëroi një konferencë për mediat paraditen e sotme, po që në mënyrë të mistershme u anullua sot me lajmin e dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, shkruan Faxweb.al. 

I pyetur sot nëse konferenca e tij kishte lidhje me rastin Xhafaj, Tahiri u përgjigj se jo, dhe ato që ai do të komunikojë lidhen ngushtësisht me interesin publik.

“Dorëheqja e Xhafës? S’ka lidhje. Konferenca ka lidhje me interesin publik”, u shpreh Tahiri.

Dy ish-ministrat e Edi Ramës janë të njohur për përplasjet e kahershme mes tyre, për shkak se Xhafaj e ka denoncuar publikisht kanabizimin e vendit teksa nën drejtimin e rendit ka qenë Tahiri. Mbetet të presim ditët në vijim për të parë përplasje të tjera mbi apo nën rrogoz të socialistëve.

Prokura e nenshkruar prane noteres nga Saimir Tahiri

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Hap media me emrin ''Zëri i Popullit"simir tahiri
Pas

Përgjimet për Dakon, reagon sërish PD: “Xhuxhi” nuk shpëton nga burgu

Para

Ndërhyrjet për të përgënjeshtruar pronësinë e ”Zërit të Popullit”, Faxweb.al siguron dokumente të reja për Tahirin

Para
Ndërhyrjet për të përgënjeshtruar pronësinë e ”Zërit të Popullit”, Faxweb.al siguron dokumente të reja për Tahirin

Ndërhyrjet për të përgënjeshtruar pronësinë e ''Zërit të Popullit", Faxweb.al siguron dokumente të reja për Tahirin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni anti-drogë i SPAK, GJKKO liron një prej te arrestuarve, u ndalua gabimisht. Konfirmohen masat për 5 të tjerët

Situata e zjarreve/ Kryeministria jep të dhënat për çdo qark: 2 helikopterë hungarezë dhe 2 Canadair operuan në Vlorë

Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”

Fëmijë dhe të rritur në panik/ Goma mori flakë, pasagjerët e American Airlines evakuohen nga avioni përmes rrëshqitëses së emergjencës

Mediat italiane pasqyrojnë zjarret në jug të Shqipërisë: Situatë kritike në Borsh, evakuohen turistë dhe banorë

Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det

Situata e vështirë me zjarret/ BE në ndihmë Shqipërisë, dërgon një avion zjarrfikës Canadair

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

Zjarret në Borsh, rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.