Fax News ka siguruar një intervistë ekskluzive me nusen e xhaxhait dhe të dashurën e Aldi Ramës, të riut që ekzekutoi ditën e djeshme me dy plumba nënkomisarin Saimir Hoxha
Nusja e xhaxhait mohoi që Aldi Rama të kishte një armë, por ajo shtoi se ai ishte konsumues i hashashit duke thënë se e pinte rregullisht si duhan.
“Ai ka bo krim. Për zotin është gjynah se ka vrarë një njëri. Është marrë me drogë, pikë. Ka qenë arrest shtëpie. Shoqnia e keqe të fut në dhe. I kam thënë Ald të kanë kap mos u merr më më drogë. Nuk ka pas as armë asgjë. Nuk e di si është puan e armës, nuk e kuptoj. E provova ta telefonaoj por e kishte fikur. Më kanë majt deri në orën 9 të darkës në rajon. Jo jo nuk kishte inat me policinë. Nuk është makina e tij. Ai s’ka makinë fare. Me policinë nuk ka pasur inate. Nuk e di nëse ka qenë nën efekt i narkotikëve. Atë e ka pas. E pinte si me qenë duhan”, tha ajo.
Më e rëndë ishte deklarata e një vajzë të re, e cila u prezantua si e dashura e Aldi Ramës. Ajo deklaroi se në makinë ka qenë një person i katërt, që sipas saj është Xhuljo Vokrri. Familajrët thonë se Xhuljo Vokrri i ka vendosur në kokë pistoletën Aldi Ramës, ndërkohë e dashura pyet si ka mundësi që nuk kapet Xhuljo Vokrri.
“Nuk mundet të vrase dot një mizë jo mo rob. Aldi eshte nje njeri shume i dashur. Xhuljo Vokrri. Si ka mundësi që nuk është kapur akoma.Ka qenë bashkë me ta. Nuk ka pasur inate me kërkend. Si ka mundësi që nuk është kap Xhuljo Vokrri”, u shpreh e dashura.
Gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj ka ndjekur rrjedhjen e ngjarjes nga vendi ku u ekzekutua Saimir Hoxha deri te spitali i Traumës, ku vdiq Aldi Rama . Ai ka arritur të marrë në intervistë edhe me nusen e xhaxhait dhe të dashurën e Aldi Ramës.
“Ajo përmend një emër. Nuk marr përsiper të flas për emrin konkret. Është me precedent penal. Bëhet fjalë për Xhuljo Vokrrin. Ishte insistuese këmbëngulja e dy familjarëve, të cilët ishin të bindur që Xhuljo Vokrri ishte në makinë. Ajo në një sekuesncë thotë se i ka vënë në kokë pistoletën Aldi Ramës. Nuk ka pasur një konfirmim të diçkaje të tillë nga policia”, deklaroi gazetari Gjinaj.
Rikujtojmë se një ditë më parë u ekzekutua teksa kryente detyrën nënkomisari Saimir Hoxha, në zonën e Lezhës. Ai së bashku me dy kolegët sapo kishin asgjesuar disa rrënjë kanabis dhe teksa ktheheshin në komisariat kanë hasur një makinë të dyshimtë, në të cilën, sipas njoftimit të policisë, udhëtonin tre të rinjtë, Aldi Rama, Kristian Sherri dhe Armando Marku. Në asnjë moment nuk përmendet prania e një personi të katërt, siç është aluduar nga të afërmit. Në momentin që i ndjeri ka shkuar pranë Aldi Ramës, ky i fundit e ka qëlluar dy herë dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, jo shumë larg. Më pas ai është vetëqëlluar dhe nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve të marra, duke humbur jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës. Nenkomisari Saimir Hoxha është shpallur Dëshmor i Atdheut, ndërsa familja e tij dhe fëmijët janë shpërblyer konkretisht me 50 milionë lekë dhe me trajtim financiar mujor.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post