08:28 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EKSKLUZIVE/Si ‘bëri lëmsh’ Mark Frroku Gjykatën e Fierit me dy kërkesa në të njëjtën ditë… (DETAJE)

19:27 | 10/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lirohet nga burgu ish-deputeti Mark Frroku

Gjykata e Fierit ka liruar nga burgu ditën e sotme, ish-deputetin Mark Frroku. Ai po vuante dënimin e dhënë me vendim të Gjykatës së Apelit me 6 vite heqje lirie për fshehje të pasurisë. Gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit dhe mbajtjen vetëm të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”

Por nurimet e Fax News informojnë se ish-deputeti Mark Frroku dhe avokati i tij Tonin Prendi, kanë kryer dy kërkesa për “Lirim me Kusht” në mes të muajit prill në Gjykatën e Fierit. Një prej çështjeve i ka rënë me short gjyqtares Matilda Shalla, ndërsa çështja tjetër gjyqtares Adelina Zarka.

Megjithatë, Fax News bën me dije se për shkak se kërkuesi Mark Frroku dhe mbrojtësi i tij nuk kanë marrë pjesë në çështjen që do të shqyrtohej nga gjyqtarja Adelina Zarka, kjo çështje është pushuar më datë 02.05 2018.

Fax News informon se ka vazhduar procesi gjyqësor ku gjyqtare ishte Matilda Shalla e cila ka vendosur dje  lirimin me kusht të Mark Frrokut edhe pse Prokuroria ka kërkuar të mos pranohet kërkesa e Frrokut, pasi nuk i përmbushte kushtet e veçanta.

Pyetja që ngrihet në këtë rast është si ka mundësi që Frroku dhe avokati i tij kanë bërë dy kërkesa me të njëjtin objekt, brenda një dite, më 16 prill 2018.

Në vendimin e mëposhtëm të siguruar nga Fax News, gjyqtarja Adelina Zarka e ka hedhur poshtë kërkesën e Mark Frrokut për “Ulje dënimi”, pasi ish-deputeti i dënuar nuk është paraqitur në seancë dhe për më tepër, e njëjta çështje po shqyrtohej ndërkohë paralelisht nga gjyqtarja Matilda Shala.

Në mbshtetje të kërkesës së tij për ulje dënimi, Fax News bën me dije se ish-deputeti Frroku ka parashtruar në Gjykatë faktin që ka kryer tre të katërtat e dënimit duke përfshirë këtu edhe dënimin në paraburgim, sjelljen e mirë si dhe një problem familjar.

Prokuroria pritet që në ditët në vijim, të ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit.

Vendimi i Gjykatës së Fierit për njërën nga kërkesat e Frrokut për ulje dënimi:

Në këto kushte gjykata çmon se gjykimi i kësaj kërkese penale Nr.80002-01094-62-2017(889) regjistri datë 16.04.2018 regjistrimi, duhet të deklarohet e papranueshme në bazë të nenit 471/5 të K.P.Penale i ndryshuar me ligjin nr 35 datë 30.03.2017,pasi i dënuari Mark Frroku dhe mrojtësi i caktuar prej tij nuk janë paraqitur pa shkaqe të përligjura dhe po kështu në Gjykatën e Rrethit gjyqsor Fier është e rregjistruar më parë një kërkesë me të njëjtin objekt, e cila ka filluar të shqyrtohet nga gjyqtarja Matilda Shalla .

Kjo kërkesë penale është paraqitur nga kërkuesi dhe ai ka të drejtë të kërkojë pushimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE:

Gjykata ne baze te nenit 109,471/5 te K.P.Penale I ndryshuar me ligjin nr 35 date 30.03.2017

VENDOSI:

  1. Te deklarojë të papranueshme kërkesën penale Nr.80002-01094-62-2017(889) regjistri datë 16.04.2018 të kërkuesit (i denuari) Mark Frroku ,
  2. Shpenzimet gjyqësore në  masën  360 lekë, në ngarkim të kërkuesit.
  3. Urdhërohet sekretaria e Gjykates se rrethit gjyqsor Fier te dergoje nje kopje të këtij vendimi në IEVP Fier
  4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Vlorë brenda 15 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi .

U shpall, në Fier sot, në datën 02.05.2018.

Faxweb.al

 

 

Pas

Aksident në Fushë-Krujë, plagosen rëndë 3 persona (EMRAT)

Para

Batuta e Ramës shkrin gazit turqit, çfarë u tha kryeministri që i ekzaltoi

Para
Batuta e Ramës shkrin gazit turqit, çfarë u tha kryeministri që i ekzaltoi

Batuta e Ramës shkrin gazit turqit, çfarë u tha kryeministri që i ekzaltoi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Parashikimi i motit për sot, 21 qershor 2025

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.