19:13 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Si gënjeu ministrja Balluku për koncesionarin e Rinasit (Dokumenti nga hetimi)

16:10 | 12/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Avioni që do të transportonte paratë ende në pistë. Dalin pamjet si hynë grabitësit në pistë

Ministrja e Energjisë dhe Transporteve Belinda Balluku me një gjuhë të ashpër delegoi tek koncesionari përgjegjësinë e thyerjes së sigurisë në aeroportin e Rinasit vetëm 3 ditë më parë nga një bandë grabitësish të cilët morën jo pak, por rreth 10 milionë euro të 3 bankave në vend.

“Koha ka mbaruar për të toleruar koncesionarin kinez për të vazhduar e ndërtuar parkingje dhe të mos plotësojë parametrat e sigurisë.” tha ajo.

Ministrja sqaroi se nga Autoriteti i Aviacionit Civil janë konstatuar herë pas here mospërmbushje të kushteve dhe kjo i është transmetuar koncesionarit duke i lënë afat për ndërhyrjet. Sipas saj në disa raste janë bërë modifikime të vogla aty ku ka ndodhur problemi, ose është premtuar një afat për përmbushjen e detyrave të lëna.

“Po ju jap rastin e derës A nga ku ka ndodhur problemi në 2016-n. Sipas llogarive koncesionari paguan gjobat që vendosen nga autoritetet por s’do të përmbushë kushtet e sigurisë. Ne kemi kuptuar që koncesionari nuk do të ndërmarrë asnjë lloj mase. Këtu ku ndodhemi në një situatë ku do na duhet të ndërhyjmë edhe jashtë rregullave”, tha Balluku.

Por sa e vërtetë është kjo?!

Në një dokument të siguruar ekskluzivisht për Fax Web, dalë pas hetimeve të nisura pas megagrabitjes në pistën e Aeroportit “Nënë Tereza”, rezulton se kompania koncesionare ICTS Albania as nuk është gjobitur dhe as nuk i janë gjendur ndonjëherë shkelje nga të gjithë auditet e kryer nga viti 2005 e mbrapa.

Ky dokument, hedh poshtë të gjithë pretendimet e ministres Balluku dhe qeverisë shqiptare se kompania e cila administron territorin e Aeroportit Rinas ka neglizhuar detyrat e dhëna nga autoritetet shqiptare dhe se në asnjë rast nuk ka pasur penalizime ndaj saj.

Që prej 3 ditësh, pala shqiptare dhe ajo private në këtë rast kompania ICTS Albania janë përfshirë në një ping-pong përgjegjësish për garantimin e sigurisë në aeroportin e vetëm në vend.

Pas vjedhjes spektakolare, të përsëritur, në këtë territor, qeveria shqiptare angazhoi dhe Forcat e Armatosura për të garantuar sigurinë, ndërsa vetë ministrja Balluku “është kujdesur” që përgjegjësitë të shkarkohen tek kompania ICTS. Kësaj të fundit me sa duket dhe përpos dhjetëra problemeve që ka pasur me garantimin e standardeve të sigurisë në Aeroportin “Nënë Tereza”, nuk i është tërhequr asnjëherë veshi nga “roja”, shteti shqiptar, ndryshe nga ç’proklamoi me të madhe ministrja Belinda Balluku. (Faxweb.al)

Etiketa: belinda ballukugrabitja ne aeroporteraporti mbi sigurine
Pas

Koha për udhëtime…Por kujdes, sepse të kesh para cash me vete, nuk mjafton!

Para

U gjend i mbytur nga peshkatarët në Vlorë, kush është 56-vjeçari (FOTO)

Para
E rëndë në Vlorë/ Dallgët nxjerrin në breg një trup të pajetë

U gjend i mbytur nga peshkatarët në Vlorë, kush është 56-vjeçari (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Një ditë para sfidës me Serbinë, Sylvinho: Shpresojnë të dhurojmë një ndeshje të bukur, ndeshemi për tre pikët

“Të japim gjithçka në fushë”, Gjimshiti: Jemi përgatitur si duhet për ndeshjen ndaj Serbisë, flas vetëm për çështjet e fushës

Ndeshja kundër Serbisë në Tiranë, trajneri Sylvinho dhe kapiteni Gjimshiti dalin para mediave: Ta kemi fokusin te vetja

Aksident rrugor në Bulqizë, gjendet gjallë pas tre ditësh i aksidentuari

Dibër/ Zhduket 35-vjeçari, babai denoncon në polici: Djali është larguar nga banesa

Shpërthen vullkani Fuego në Guatelamalë, mbi 700 njerëz evakuohen

Synonin të sulmonin Moskën, Rusia rrëzon tre dronë

LIVE – Shqipëri – Serbi/ Trajneri Stojkovic uron Bajramin para medieve në Tiranë: Kuqezinjtë kanë trajner dhe lojtarë shumë të mirë, na duhet kujdes

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Izraeli paralajmëron më shumë sulme në Liban, nëse nuk çarmatoset Hezbollahu

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.