Rreth 380 studentë të Akademisë së Sigurisë nga viti i parë, i dytë dhe i tretë kanë paguar nga 40 mijë lekë të vjetra për kryerjen e analizave të drogës, edhe pse ata janë të siguruar.
Analizat janë bërë në një spital privat, pasi ai shtetëror nuk kishte pajisjet përkatëse.
Kryerja e analizave të drogës është edhe një pikat e shkruara në formularin për Vetingun në Policinë e Shtetit.
“Fax News” ka kontaktuar me disa drejtues policie të cilët kanë pohuar se kjo gjë është e jashtëligjshme.
Ndërkohë, burime pranë uniformave blu konfirmuan për gazetaren e “Fax News”, Xhensila Kodra, se edhe pse ata janë të siguruar, kanë paguar para për kryerjen e këtyre analizave.
Studentëve u është pohuar se analizat për drogën do të bëheshin në një spital privat, sepse ai shtetëror nuk kishte pajisjet përkatëse.
Ndërkaq, për të paguar lekët, studentët u kanë kërkuar përfaqësuesve të grupit përkatës që kryenin këto analiza edhe nga një kupon tatimor, i cili nuk i është refuzuar për t’ju dhënë dhe është pikërisht ky që shihni në këtë foto.
Urdhri për pagimin e parave është bërë në kohën kur në krye të policisë së Shtetit ishte i komanduar Rebani Jaupi.
Përgjigjet nëse kanë qenë përdorues droge ose jo, studentët e Akademisë i kanë marrë pas dy orësh. Ndërkaq, sipas të njëjtave burime, përgjigjet e këtyre analizave dyshohet të mos kenë qenë të sakta, pasi në disa raste nuk janë përputhur me të dhënat e analizave të mëparshme.
Mësohet se deri më tani, këta studentë janë të vetmit që kanë kryer analizat, ndërsa asnjë punonjës policie në komisariate apo drejtori policie nuk kanë bërë asnjë analizë të tillë.
(F.M/Faxweb)