18:02 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

EKSKLUZIVE/ Zbardhen tabulatet telefonike të gjobvënësve të Shirokës: Po atij Almirit sa kena me i marrë? Të Q*fsha robt, na myte!

15:04 | 07/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
EKSKLUZIVE/ Zbardhen tabulatet telefonike të gjobvënësve të Shirokës: Po atij Almirit sa kena me i marrë? Të Q*fsha robt, na myte!

Zbardhen tabulatet telefonike të grupit të Shirokës. Para disa ditësh policia e Shkodrës goditi grupin që dyshohej t’iu vinin gjoba bizneseve në Shkodër.

Ndërkohë ‘’Shuplaka’’ ka siguruar një kopje të tabulateve telefonike të këtyre personave. Aty shihet qartë sesi është i organizuar grupi dhe sesi vazhdimisht është komunikuar për mbledhjen e parave.

Komunikimet zhvillohen mes disa personave që ishin dhe të dyshuarit e policisë: Muhamet Lici, Abedin Bajraktari dhe të tjerë nga personat e dyshuar. Në biseda nuk kanë munguar as biznesmenët e përfshirë të cilët detyroheshin të paguanin gjobat. 

Ata në komunikimet mes tyre nuk ngurrojnë të flasin hapur për tregtarët dhe zonat që ende nuk ju kanë marrë lekët. Madje nuk mungojnë as rastet që ata shprehen nervozë me njëri-tjetrin, duke pasur shqetësimin se disa tregtarë nuk i kanë paguar akoma lekët.

Në fund shtetasi Muhamet Lici i thotë Abedin Bajraktarit se në qoftë se nuk i kapin 1 milionë lekë duhet t’a lënë këtë punë, mësohet të thuhet në bisedat e zbardhura. 

Nga bisedat e zbardhura del qartë se Lici ishte dhe kapoja i grupit, dhe në rastin kur personat e tjerë nuk arrinin të mblidhnin dot lekët ishte ai që hynte në veprim. 

BISEDAT MES TË DYSHUARVE:

Lici: Alo?

Bajraktari: Ku je mor burrë?

Lici: Hë mor burrë ngjitu në shtëpi

Bajraktari: A ikim e marrim lektë atje?

Lici: Shko mor burrë, prit mos kur kanë ardhur sot a?

Bajraktari: He…

Lici: Prit mor ca me ik te ai të qifsha ropt, se na mbyte!

Bajraktari: Eee

Lici: Duhet me e shtirë o burrë se nuk iket ashtu në ajër

Bajraktari: Kena me ik me grumbullu lekët, po atij Amirit sa kena me i marrë.. 

****

Lici: Hë mor

Bajraktari: Si e ka emrin ai boksieri

Lici: Po lëne mos si e ka emrin ai boksieri q*** robt. Ti ti kishe mbledh vetë, a me i mbledh vetë a?!

Bajraktari: O shok nuk i kishte lekt, ç’a me i ba unë?!

Lici: Ja mora atij unë. 

Bajraktari: A ja more Almirit? 

Lici: 30. Kujt tjetër kam me ja marrë unë tesh?

Bajraktari: Almirit.

Për të parë bisedën e plotë shfletoni galerinë: 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1300″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Grupi përbëhej nga shtatë persona dhe aktiviteti i tyre ishte i përqëndruar kryesisht në zonën e Shkodrës. Personat që u arrestuan nga policia e Shkodrës janë si më poshtë:

-Muhamet Mustafa Lici, i vitlindjes 1992, lindur dhe banues në Lagjen “Guerrile” Shkodër , i dënuar më parë me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak ”, parashikuar nga neni 278/2/5 të K. Penal.

-Abedin Eljaz Bajraktari, i vitlindjes 1990, lindur dhe banues në lagjen “Guerrile” Shkodër , në gjendje gjyqësore “i dënuar”.

-Denis Zaim Skutina , i vitlindjes 1993 , në Shkodër dhe banues në Lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.

-Shtetasi G.S, i vitlindjes 2000, lindur dhe banues në Lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.

-Besmir Merzuk Domnori, i vitlindjes 1993, lindur dhe banues në Lagjen “Qemal Stafa” Shkodër.

-Gëzim Ragip Vajushi, i vitlindjes 1960, i lindur e banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, i dënuar.

-Fatmir Vehbi Dibra, i vitlindjes 1964, lindur dhe banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkoder. /SHUPLAKA

 

 

 

 

 

Etiketa: gjobeveniegrup kriminalshirokëShkoder
Pas

Seanca në Kushtetuese, Qeveria godet Rroshin: Mos i legjitimoni kërkesën

Para

Databaza për grumbullimin e të dhënave për mbetjet, Koka: Vetëm 39 bashki kanë qenë bashkëpunuese

Para
A paralajmëroi sot LSI daljen e vetme në zgjedhje?!

Databaza për grumbullimin e të dhënave për mbetjet, Koka: Vetëm 39 bashki kanë qenë bashkëpunuese

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të paktën 24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

Zjarr në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat përreth lagjes (PAMJE)

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit

Pushimet në Lezhë kthehen në tragjedi, 23-vjeçari dërgohet nga familjarët në spital pa shenja jete

Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik

Beogradi i përfshirë nga protestat masive, Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë me dhunë

Avioni Yak-18T rrëzohet jashtë Moskës, 4 persona humbin jetën

Ukraina godet me dronë bazën ajrore ruse në Krime, shkatërrohen helikopterë dhe sisteme kundërajrore

Albpetrol reagon për ndotjen në Gorisht-Kocul: Po rehabilitojmë ndotjet e trashëguara, mbrojtja e mjedisit në fokus

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.