09:34 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Eksperimenti “i dështuar”: 560 euro në muaj të papunëve dhe…

17:53 | 09/02/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Këto janë shenjat më dorështrënguara të horoskopit

Një eksperiment që iu ofronte të papunëve 560 euro në muaj për dy vite, duket se ka rritur mirëqenien e përgjithshme të përfituesve, por ka dështuar t’i nxisë ata të gjejnë një punë dhe të fitojnë më shumë, siç kishin shpresuar zyrtarët finlandezë.

Të përzgjedhur në mënyrë rastësore, 2.000 finlandezë të papunë të moshës nga 25 deri në 58 vjeç u bënë të parët europianë që gëzonin një të ardhur bazë të garantuar.

Ata marrin çeqe mujore prej 560 eurosh nga shteti për dy vite, pa kushte, pavarësisht nëse gjejnë punë apo jo. Sipas ideusve të projektit, të ardhurat bazë mund të nxisin njerëzit të nisin një biznes të ri, duke e ditur se do të vazhdojnë të marrin pagesën për çdo muaj, pavarësisht sesi do të shkojë sipërmarrja e tyre.

Kritikët, ndërkohë, thonë se pagesa redukton dëshirën e njerëzve për të kërkuar punë. Në mesin e projektit, zyrtarët finlandezë thonë se pasojat te punësimi duken se kanë qenë minimale. Sidoqoftë, ata që marrin pjesë në projekt, raportohet se janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm sesa të tjerët, shkruan TCH.

Finlanda po kërkon mënyra të reja për të rindërtuar sistemin e saj të sigurisë sociale dhe u bë në janar të vitit 2017, vendi i parë europian që nisi një eksperiment të tillë, që do të përfundojë në vitin 2020. Projekti ofron siguri për ata që nuk munden, ose që zgjedhin të mos punojnë, me qëllim që t’i inkurajojë ata të bëjnë ndoshta edhe punë jo të paguara mirë, apo punë të përkohshme, pa frikën se do të humbin përfitimet e tyre.

Pas

Këngëtarja shqiptare i “zë” vendin në emision, moderatorja e njohur i jep lamtumirën e “pikëlluar”

Para

“Kur ne punonim për këtë ditë, ata hanin fara!”, rrëfehet këngëtari shqiptar

Para
“Kur ne punonim për këtë ditë, ata hanin fara!”, rrëfehet këngëtari shqiptar

"Kur ne punonim për këtë ditë, ata hanin fara!", rrëfehet këngëtari shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari.

Situata nga zjarret në jug, Forcat Ajrore kontrolle me dronë në zonat e prekura

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Shpërthim në një dyqan në Fushë-Krujë dëme materiale, Policia në kërkim të autorit

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

Sot mbahet vazhdimi i 38-të i seancës për konstituimin e Kuvendit

Rinumërimi drejt fundit në Tiranë: Humbje votash për partitë kryesore, priten rezultatet përfundimtare

Pas luftës me Izraelin, Irani nis valë arrestimesh dhe ekzekutimesh për spiunazh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.