18:49 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Eksperimenti me minjtë, zbulohen shkaktarët e vërtetë të kancerit në trupin e njeriut

07:48 | 04/01/2017
në Aktualitet, Jetë dhe stil, Te Gjitha
0
Eksperimenti me minjtë, zbulohen shkaktarët e vërtetë të kancerit në trupin e njeriut

Kanceri pa dyshim mund të quhet sëmundja e shekullit. Me miliona njerëz të prekur në të gjithë botën, ende nuk është gjetur një mënyrë për ta luftuar atë. Padyshim shkaqet që të çojnë drejt kancerit mund të jenë të shumta, nga ushqimet te stresi apo shqetësimet.

Prej kohësh dyshohet që ekziston lidhja midis kancerit dhe stresit kronik, ndërkohë është konstatuar që pikërisht tensioni konstant psikik është shkaktar i përhapjes së metastazës nëpër trup.

Shkencëtarët kanë studiuar minjtë e ekspozuar ndaj stresit të vazhdueshëm dhe kanë vërejtur që nën stres sistemi i tyre limfatik kalon nëpër ndryshime të tilla fiziologjike, që sëmundjet e kancerit shumë më shpejt shumëzohen dhe përhapen nëpër organizëm.

Ata kanë konstatuar që stresi vërtet paraqet “iniciuesin” e veçantë për ndarje të qelizave të tumorit dhe vazhdim të përhapjes së tyre.

 – Ne jemi të vetëdijshëm që nuk mund t’u themi pacientëve të sëmurë nga kanceri “qetësohuni dhe mos jetoni nën stres”, sepse do të kishte e efekt të kundërt, posaçërisht për faktin që tashmë janë ata janë nën stres të madh. Megjithatë, është me rëndësi se si do t’u qasemi të sëmurëve nga kanceri, sepse qasja negative në raste të shumta mund t’ua përkeqësojë sëmundjen, është shprehur për Erica Sloan, nga Universiteti i Monashit në Australi.

Siç u konstatua, fajtorët për përhapjen e shpejtë të kancerit janë hormonet e stresit, para së gjithash adrenalina dhe noradrenalina.

 – Ky është zbulim i rëndësishëm i studimit tonë, për shkak që tani e dimë që adrenalina ndikon nëpërmjet receptorëve të caktuar qelizorë, gjë që do të na ndihmojë që t’i zhvillojmë barnat, të cilat do të bllokojnë rrugët e përhapjes së kancerit, thotë dr. Sloun. Tani për tani, ata kanë filluar testimet klinike në femrat e sëmura nga kanceri i gjirit, në atë mënyrë që u jepen doza të caktuara propranololi dhe beta-bllokues të tjerë.

 – Gjatë shtatë vjetësh të studimit, është treguar që te pacientet të cilat kanë marrë propranolol, është vërejtur përqindje shumë më e vogël e metastazës, e cila përhapet nëpër sistemin limfatik dhe “vendoset” në organet vitale, siç janë mushkëritë, thotë ajo.

Etiketa: kancersemundja
Pas

‘’Mein Kampf’’ i Hitlerit, kthehet në ‘’Bestseller’’ për 2016-tën

Para

Sulmohet me armë burgu, arrijnë të arratisen 150 të burgosur

Para
Sulmohet me armë burgu, arrijnë të arratisen 150 të burgosur

Sulmohet me armë burgu, arrijnë të arratisen 150 të burgosur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Macron për shpenzimet e mbrojtjes: Evropa po përballet me kërcënimin më të madh

Drenova në flakë/ Zjarri vështirësohet nga terreni, ndërhyrja nga ajri jep rezultat

Bitcoin, vlerë rekord mbi 120,000 dollarë, në “Javën e Kriptovalutave” në SHBA

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17 vjeçarja nga Vlora mbërrin te Trauma

Ultimatumi i Ramës për “vetëpastrimin” e Bashkive, japin dorëheqjen nënkryetarët në Librazhd dhe administratorët e njësive administrative

Takimi mes Mark Rutte dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti paralajmëron tarifa të ashpra ndaj Rusisë

Zelensky pret të dërguarin amerikan: Më ofroi ndihmë për mbrojtjen ajrore

Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë dhe radarë Poliscan .Qindra shkelje të konstatuara gjatë javës së kaluar

BE paralajmëron kundërmasa tregtare ndaj SHBA-ve me vlerë 72 miliardë euro në rast dështimi të negociatave

E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.