Në shumë nga teoritë e komunikimit dhe njohjes së personave kemi mësuar që gjuha e trupit është një mjet shprehës shumë i rëndësishëm. Herë na tradhëton dhe pse nuk duam dhe nxjerr në pah ndoshta dhe diçka që ne nuk do donim ta shprehnim.
Kjo ka ndodhur dhe me çiftin e sapozgjedhur presidencail amerikan. Shumë flasin për një marrëdhënie të ftohtë mes tyre, ku dashuria nuk luan rolin primar. E mandej disa ekspertë të gjuhës së trupit kanë arritur në disa konkluzione për çiftin Trump.
Melania Trump është “një objekt” për burrin e saj, sipas një eksperteje të gjuhës së trupit, e cila ka analizuar sjelljen e Familjes së Parë në ditën e inagurimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Të ndjekur nga kamerat televizive, presidenti amerikan dhe gruaja e tij janë analizuar me imtësi në ditën që Donald Trump bëri betimin.
Shumë ekspertë u shprehën se kishin vënë re natyrën në dukje të ftohtë të marrëdhënies mes çiftit, sidomos në krahasim me çiftin Obama. “Melania është një objekt për të [për Trump]”, thotë Susan Constantine, një eksperte e gjuhës së trupit që ka trajnuar departamentet qeveritare amerikane dhe avokatë të njohur. “Unë nuk shoh ndonjë ngrohtësi apo dashuri të vërtetë në atë marrëdhënie” tha ajo për “Mic”.
Pavarësisht nga vallëzimi i Presidentit dhe gruas së tij, një tjetër ekspert, Patti Ëood, tha se mënyra se si ata kërcenin ishte tregues i një marrëdhënie të paekuilibruar. Presidenti i “tërhequr seksualisht nga ajo”, duke e prekur në zonën e legenit, tha zonja Ëood, ndërsa zonja Trump u pa ta largonte pak nga vetja teksa ata kërcenin dhe kjo sipas ekspertes tregon që ajo nuk donte të “shkrihej me të si një partner”.
Një shembull tjetër i cili ka marrë më shumë vëmendje ka ndodhur kur ata dolën nga makina.
“Është interesante se Trump doli nga makina dhe u drejtua nga shkallët dhe shtrëngoi duart me çiftin Obama në vend qe të ndihmonte gruan e tij të dilte nga makina, duke e pritur atë, apo edhe të shihte prapa se ku ishte ajo”, tha zonja Ëood për “Daily Mail”. (E.K/SHUPLAKA)