13:20 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gazë

15:01 | 29/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gazë

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke parashikuar “vdekje të shumta” nëse nuk merren masa të menjëhershme.

Ky paralajmërim, që ende nuk përbën shpallje zyrtare të urisë, vjen pas reagimeve të shumta pas publikimit të imazheve të fëmijëve të kequshqyer dhe raportimeve për dhjetëra vdekje të lidhura me urinë pas gati 22 muajsh luftë.

Presioni ndërkombëtar e shtyu Izraelin që gjatë fundjavës të shpallë disa masa, përfshirë ndalesa të përditshme në luftime për shkaqe humanitare në disa pjesë të Gazës dhe hedhjen nga ajri të pakove me ndihma.

Megjithatë, Kombet e Bashkuara dhe palestinezët në Gazë thonë se situata ka ndryshuar pak, teksa turmat e dëshpëruara të palestinezëve vazhdojnë të dynden drejt kamionëve me ndihma para se ato të arrijnë në destinacionet e parapara.

Klasifikimi i Integruar i Sigurisë Ushqimore (IPC) paralajmëroi se Gaza që dy vjet është buzë urisë, por zhvillimet e fundit kanë “përshkallëzuar në mënyrë dramatike” situatën.

Shpallja zyrtare e urisë, që është e rrallë, kërkon të dhëna që nuk mund të merren në Gazë për shkak të pengimit të qasjes në këtë territor.

Porm ekspertët e pavarur thonë se nuk kanë nevojë për një shpallje formale për të kuptuar atë që po shohin në Gaza.

“Ashtu si një mjek familjar mund ta diagnostikojë shpesh një pacient me të cilin është i njohur bazuar në simptomat e dukshme, pa pasur nevojë të dërgojë mostra në laborator dhe të presë rezultatet, po ashtu mund t’i interpretojmë simptomat e Gazës. Kjo është uri e vërtetë”, tha për Associated Press Alex de Waal, autor i librit “Uria Masive: Historia dhe e Ardhmja e Saj” dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Paqe Botërore.

Teksa situata humanitare në Gazë është rënduar, Ministria e Shëndetësisë në territorin palestinez njoftoi më 29 korrik se numri i viktimave që nga nisja e luftës më 2023 ka shkuar në mbi 60.000.

Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor 2023, kur radikalët e Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Afër 50 persona besohet se ende mbahen në Gazë, ndërsa të tjerët janë liruar në marrëveshjet paraprake të armëpushimit./REL

Pas

Aksident me vdekje në Bulqizë, 67-vjeçari rrëzohet me automjet bujqësor

Para

Zëdhënësi i Kremlinit i përgjigjet kërcënimeve të Trump, Peskov: E kemi marrë shënim deklaratën e presidentit, operacioni special vazhdon

Para
Zëdhënësi i Kremlinit i përgjigjet kërcënimeve të Trump, Peskov: E kemi marrë shënim deklaratën e presidentit, operacioni special vazhdon

Zëdhënësi i Kremlinit i përgjigjet kërcënimeve të Trump, Peskov: E kemi marrë shënim deklaratën e presidentit, operacioni special vazhdon

 



Të Fundit

Divjakë/ Ishte duke salduar portën, 68-vjeçari bie nga lartësia! Ndërron jetë në spital

Berisha: 190 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës po investohen në kulla nga Rama dhe Veliaj

Aksident në Cërrik-Gramsh/ Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 66-vjeçari

Berisha: Droga dikton nomenklaturën e narkoshtetit. Narkotrafikanti Perlat Çullhaj emërohet në Ministrinë e Brendshme

Japonia dhe Koreja e Jugut nën vapë ekstreme, mijëra njerëz përfundojnë në spitale

Senati amerikan refuzon bllokimin e shitjeve të armëve për Izraelin

VIDEO/ Aeroplani 100 mln dollarë i Marinës Amerikane rrëzohet në Kaliforni, piloti hidhet në ajër i sigurt

Arabia Saudite mirëpret njoftimet e Kanadasë dhe Maltës për shtetin palestinez

Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

Japonia dhe Koreja e Jugut goditen nga nxehtësia ekstreme, mijëra njerëz në spitale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.