16:00 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ekspertët e ujërave japin alarmin: Thatësirat do të ulin me 20% prodhimin e energjisë nga HEC-et

15:51 | 07/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekspertët e ujërave japin alarmin: Thatësirat do të ulin me 20% prodhimin e energjisë nga HEC-et

Deri në 2050, prodhimi i energjisë nga hidrocentralet e mëdhenj dhe të vegjël në Shqipëri pritet të bjerë me rreth përkatësisht, 15% dhe 20%, për shkak të rënies me 20% të shirave në stinën e verës deri në 2050. Alarmin e dha  Ministria e Bujqësisë në draftstrategjinë për menaxhimin e integruar të burimeve ujore. Strategjia e cila aktualisht është në proces diskutimi ka marrë në konsideratë të dhëna të mëprashme nga Banka Botërore.

Ekspertët shqiptarë të ujërave lajmërojnë se, prodhimi i energjisë nga hidrocentralet e mëdhenj është i lidhur me rënien e shirave dhe mbushjes me ujë të rezervuarëve furnizues, ndërsa prodhimi i energjisë nga hidrocentralet e vegjël varet nga volumi i rrjedhjes së ujit në lumenj. Megjithëse disponueshmëria e përgjithshme e ujit për prodhimin e energjisë pritet të jetë e mjaftueshme, duhet të ndërmerren masa për të menaxhuar ujin gjatë periudhave të verës, në mënyrë të atillë që prodhimi i energjisë të jetë i përshtatshëm, ndërkohë që përdorimet e tjera të ujit do të rriten paksa, ndërsa ekosistemet që varen nga uji do të kërkojnë sigurimin e prurjes minimale. Kjo kërkon një bashkëpunim të ngushtë midis sektorit të energjisë dhe sektorëve të tjerë që përdorin ujë si për shembull industria dhe bujqësia, shprehen ata.

Ndryshimet klimaterike janë reflektuar vitet e fundit, ku është parë se basenet e HEC-ve janë përballur me  situata ekstreme, herë me tejmbushje nga reshjet e shumta që kanë shkaktuar përmbytje e herë më thatësira si kjo e kësaj verë ku vendi po plotëson nevojat e furnizimit thuajse nga importi.

Vetëm për muajt korrik dhe gusht u harxhuan rreth 60 milionë euro për importin e energjisë, shumë kjo që shterroi thuajse të gjitha fitimet e kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë të realizuara me 2016.

Ekspertët lajmërojnë se, ndryshimet e faktorëve klimatikë dhe ndikimi stinor së bashku ndikojnë kërkesën dhe furnizimin me energji. Stina e dimrit pritet të jetë më e shkurtër dhe më e ngrohtë dhe kjo do të çojë në një rënie të kërkesës për energji për ngrohje. Gjithsesi, temperaturat e larta në stinën e verës do të çojnë në rritje të konsumit të energjisë për ftohje.

Reshjet e dendura të shirave (që parashikohen të jenë më të shpeshta) së bashku me shkrirjen e shpejtë të dëborës për shkak të temperaturave të larta në stinën e dimrit mund të jenë një kërcënim për sigurinë e digave, duke i bërë komunitetet dhe zonat e banuara afër tyre të jenë të ekspozuara nga përmbytjet dhe/ose rrjedhjet e mundshme nga rezervuarët e hidrocentraleve.

Ky efekt bëhet akoma më i madh për shkak të ndryshimeve në sasinë e reshjeve, veçanërisht gjatë reshjeve të dendura pas periudhave të gjata pa reshje duke shtuar këtu ndryshime në bimësi (shpyllëzimet) përgjatë rrjedhave të ujit, proçeset gjeologjike, dhe ndryshimet në rrjedhën e ujit/Monitor/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Hecet
Pas

Përplasen dy makina tek rruga e Rinasit, disa të plagosur (VIDEO)

Para

KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin dhe 3 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t në Korçë

Para
KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin dhe 3 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t në Korçë

KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin dhe 3 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t në Korçë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Hoxha pret Ambasadorin e Spanjës, propozime konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Burgu i Spaçit restaurohet për xhirimin e një filmi, aktivistët kundër punimeve: Po shkatërrohen vlerat e memories. Të ndalen menjëherë!

La SHBA-të dhe iu bashkua IS-it, shqiptari nga Kosova dënohet me 10 vite burg

Dyshon se numëruesit e PD e vodhën, Meta vetëm 113 vota në Bashkinë Kavajë, mbi 2800 mori kushëriri i Elvis Rroshit! Kreu i PL 90% më pak se LSI në 2021

Trump do bashkëpunojë me Japoninë për “Kupolën e artë”

14-vjeçarja vdes nga paniku! Tërmet i fuqishëm në Turqi, tronditen edhe ishujt grekë

Humbja e Rafal Trzaskowskit në zgjedhjet presidenciale, Tusk kërkon votëbesim në Parlamentin polak më 11 qershor

Shkatërruan flotën bërthamore të Putinit, kush është çifti ukrainas pas sulmit

Mbi 10 persona u plagosën pasi një lis 50-vjeçar u rrëzua në Venecia

Maturanti 74-vjeçar në Kamëz! Historia e Skënderit që u ul sot në bankat e provimeve me “bashkëmoshatarët”: Nxënësit menduan se isha profesor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.