Një studim i ri i kryer në SHBA, ka konkluduar në një përfundim të frikshëm.
Hulumtimi i ri ka dhënë alarmin për ujin e zakonshëm të pijshëm, duke paralajmëruar se ai mund të përmbajë përbërës toksikë që shkaktojnë kancer. Studiuesit kalifornianë analizuan qindra mostra uji, duke përfshirë 603 mostra nga rubineti dhe 100 nga uji në shishe, për të kuptuar më mirë cilësinë e asaj që po pimë.
Në mënyrë tronditëse, studimi i tyre zbuloi se të tre opsionet e ujit të pijshëm kishin rreziqe të mundshme shëndetësore brenda Zonës së Gjirit të San Franciskos. Kjo është kryesisht për shkak të pranisë së ‘trihalometanes’ (THMs) – një nënprodukt i zakonshëm që vjen si rezultat i dezinfektimit të ujit me klor.
Ndërsa ky proces trajtimi ka përfitime të pamohueshme për shëndetin publik, si parandalimi i përhapjes së sëmundjeve përmes sistemeve të shpërndarjes së ujit, ekspozimi i zgjatur ndaj THM-ve është shoqëruar me një sërë efektesh anësore negative. Kjo përfshin një rrezik të shtuar të kancerit dhe një potencial të rritur të dëmtimit të veshkave dhe mëlçisë.