Gerti Shella, eksperti për drejtësinë, është shprehur në lidhje me Reformën në drejtësi, Gjykatën e Lartë, të Apelit dhe hartën e re gjyqësore. Shella tregon që në Gjykatën e Lartë mungojnë ende 3 gjyqtarë, gjë për të cilën bën apel t’i jepet një zgjidhje, duke shtuar këtu dhe nevojën për ndihmës-gjyqtarët. Kjo do të zgjidhte më shpejt zvogëlimin e dosjeve të mbetura stok.
Sa për Apelin Shella bën të ditur që një çështje e cila do t’i duhej deri në 110 ditë të zgjidhej në Apelin e rretheve, tani në Tiranë merr një kohë prej 4.2 vitesh.
Ndryshe nga rreth 20 gjyqtarë, që kjo Gjykatë ka, do duheshin rreth 70 të tillë për të plotësuar nevojat e publikut, brenda afateve.
Një nga problemet është dhe mungesa e selive të Gjykatës së Apelit, për të cilën është kërkuar të paktën të ishin 3 seli, duke mbuluar jugun, veriun dhe Shqipërinë e Mesme, në fakt është vendosur që të ketë vetëm një seli.
Gerti Shella: Reforma në drejtësi ka pasur ndikim e vetë dhe në Konferencën e sotme ndërkombëtare, i vetmi event i madh organizuar pas disa kohësh, tenton ta lërë pas kohën e turbullirës që shkaktoi Reforma në Drejtësi, duke avancuar një agjendë drejt arritjes së objektivave në kushtet e stabilitetit.
Gjykata e Lartë që prej vitit 2022, reklamoi tregues shpresëdhënës. Ka mundur të reduktojë stokun gjyqësor në rreth 29 mijë dosje. Mungojnë ende 3 gjyqtarë. Nëse gjyqtarët nuk hiqen nga puna, sistemi tenton të vendos balancat.
Lidhja shkak-pasojë, gjyqtarë të mjaftueshëm, shpejtësi në gjykim, është e konfirmuar në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. Për fat të keq, nuk mund ta themi këtë për gjykatat e shkallëve më të ulëta.
Ende nuk ka filluar të zvogëlohet stoku i dosjeve që presin gjykimin. Të gjitha çështjet e mbledhura në Gjykatën e Apelit do duhet të nisin shqyrtimin e tyre me minimumin me 4.2 vite me vonesë. Në vitin 2016 në Apelin e Korçës një çështje zgjidhej për 110 ditë , këto çështje që zgjidheshin në vendin e tyre, tashmë me Reformën e re teksa erdhën në Tiranë, zgjidhen për jo më pak se 4.2 vite. Duhet të paktën 70 gjyqtarë për t’iu përgjigjur nevojave të publikut, kur ka rreth 23 gjyqtarë.
Nëse bëjmë reforma të cilat e zvarritin më shumë, se sa para reformës publikun në dyert e gjykatës, këto reforma tentojnë të jenë të papëlqyera dhe të mos i shërbejnë objektivave që kanë reklamuar. Nëse reforma e zgjidh një çështje e cila para reformës do donte më shumë se dy vite, e në më pak kohë do të thotë që e ka arritur qëllimin.
Për momentin, reforma jonë në drejtësi përball sfidën e vonesave gjyqësore. Vettingu, emërimet nuk janë reforma në drejtësi. Janë vetëm aksesorë të qëllimit kryesor, të qëllimit për vënien e drejtësisë.
Shqipëria është vend anëtar i KE, që garanton marrjen e drejtësisë brenda afateve.
Do të kisha një apel për vendimmarrësit, që me urgjencë të gjejnë mjetet për t’i dhënë Gjykatës së Lartë dhe tre gjyqtarë të fundit që i mungojnë. Së dyti duhen marra masa emergjente për t’i dhënë Gjykatës së Lartë, aq ndihmës-gjyqtarë sa i duhen.
Sa i përket reformës së rretheve gjyqësore, nuk ka pasur kundërshtim, i vetmi problem që bën përshtypje ka qenë Gjykata e Apelit që u vendos vetëm në një seli, ku u kërkua për tre të tilla.