Eksperti i politikës gjermane, Martin Henze i ka drejtuar një pyetje të fortë kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale. Ky i fundit më herët bëri një postim në “Twitter” për paketën antis-shpifje, postim tek i cili ka komentuar edhe Henze.
Gjermani i ngre disa pyetje Ramës, ndërsa i kërkon të përgjigjet edhe nëse ka qenë në burg apo jo në vitin 1994 në Francë për tregti me ikona të vjedhura. Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo jo, por kryeministri nuk ka reaguar ndaj komentit të Martin Henze.
“Z. Rama, ju duhet të na tregoni nëse ju dhe partia juaj në pushtet jeni të përfshirë në manipulime zgjedhore, korrupsion dhe organizimin paligjshëm të zgjedhjeve lokale të etj? A keni shkuar në burg në Francë në 1994 duke bërë tregti me ikona të vjedhura?”, shkruan Martin Henze në postimin e tij në faqen zyrtare të Edi Ramës në rrjetin social.
(M. I./ Faxweb.al)