Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti ka deklaruar në ‘Fax News’ se mbyllja e shkollave nga Ministria e Arsimit është e paligjshme.
Mehmeti deklaron se që të mbyllet një shkollë duhet që të ketë vendim të Këshillit të Ministrave dhe propozijm të njësive arsimore. Sipas tij në rastin konkret nuk është ndjekur kjo rrugë por me një të rënë të lapsit është vendosur që shumë shkolla në zonat rurale të mbyllen, duke mos dhënë informacvion se çfarë do të bëhet me nxënësit, apo mësuesit e atyre shkollëve apo me mësuesit qëe ngelin pa punë.
“Hapja dhe mbyllja e një institucioni arsimor publik bëhet me urdhër të ministrit me propozim të përbashkët të njësisë bazë të qeverisjes vendore dhe njësisë arsomore vendore, kriteret e hapjes apo mbylljes së tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Nuk kemi propozim nga njësitë vendore, nuk kemi VKM, si janë mbyllur, kush e ndoqi procedurëmn, kush e bëri studimin, ku do shkojnë mësuesit që dalin papunë, si do transportohen nxënësit, këto janë të gjitha dilemma që s’na jep njeri përgjgije, vendoet me një të rënë të lapsit”, tha Mehmeti.
Nga ana tjetër ai theksoi se shkollat në zonat rurale nuk duhen mbyllur, ndryshe sipas tij është e kotë të flasim për zhvillim të këtyre zonaver kur u mbyll institucionet arsimore.
Sipas tij ky problem nuk zgjidhet duke ndaluar telefonat në shkolla apo duke grumbulluar nxënës në klasa kolektive.
“Kemi klasa kolektive apo kanë ikur nxënësit? Mungojnë rreth 133 mijë fëmijë nga 2013. Knë ikur në emigracion dhe përvec kësaj kemi dhe një braktisje të lartë shkollore. Infrastruktura shkollore lë për të dëshiruar, gjysma duhet të ishin mbyllur për këtë arsye.
Ne që i shpërngulim nxënësit, a kemi ndëmend të zhvillojmë zonën rurale. Nuk ka një staf të përgatitur dhe shumica i çojnë fëmijët e tyre në qytet, në shkolla ku ka më shumë nxënës sepse sipas tyre ka më shumë cilësi, por ka një shpërgulje masive të popullsisë drejt qytetit. ka migrim dhe emigrim.
Shkolla në Drenovë është mbyllur në vendlindjen e Asdrenit, e hapur në vitin 1926. Çfarë po bëjmë ne? Shkolla, qëndra shëndetëore dhe objekti i kultit janë 3 gjërat kryesore për një zonë që të zhvillohet, nëse 1 na këto mungon si do të zhvillohet zona. Nuk të shpëton ndalim i celularit”, tha ai.
Eksperti iu referuar edhe një raporti të fondacionit ‘Shoqëria e Hapur’ të Soros ku thuhej se buxheti për shkollat është vetëm 2.49 % Nga 4.9% që e kanë vendet e BE-së. Gjithashtu buxheti ishte i papërfillshëm edhe për trajnimin e mësueve. Ai tha se qeveria është larg programit të saj që parashikonte ku finacimi në arsimin publik do të arrinte në 5% sipas saj dhe asnjë klasë nuk do të kishte mbi 30 nxënës.
“Raporti i ‘Shoqërisë së Hapur’ ose Sorosit thotë duhet të rriten shpenximet për arsimin pasi Shqipëria ishte larg objektivave. Në Shqipëri në vitin 2018 shpenximet arrijnë në 2.49 të Prodhimit të Përgjithshëm, shifrat janë larg objektivit të vendosur nga qeveria që parashikonte 5%. Edhe 300 mësuesit ndihmës nuk janë të përgatitur pasi pesha e trajnimit mbetet e njëjtë si në 2017, 0.17%. Ishte në program që nuk do të ketë asnjë shkollë me mbi 30 nxënës, shkoni në Ali Demi, i keni klasat me mbi 38”, deklaroi ai i cili shtoi se publiku nuk ka më besim tek arsimi.
Referuar shpërndarjes së librave falas ai deklaroi se nuk ka asnjë kutim, por janë vetëm për “t’i vendosur tek bufeja dhe krijon frustrim tek një fëmijë 6-vjeçar”.
Aui tha se do të mjaftonin 8 milionë euro që librat të ishin falas.
“8 milionë euro, një 10% i këtyre PPP-ve që bëjnë do të mjaftonin, është një shifër qesharake para këtyre shifravve që dëgjojmë”, deklaroi eksperti i arsimit.
Referua shkollës ‘Kosova’ në kryeqytet që u inaugurua sot, Mehmeti deklaroi se kjo shkollë do të punojë me dy turne.
“Shkolla ‘Kosova’ do të marrë në kurriz dhe shkollën ‘Mihal Grameno’, sepse u mbyll për rikonstruksion, do punojë me dy turne shkolla ‘Kosova'”, u shpreh ai.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post