04:22 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

​Eksperti i drejtësisë tranzicionale: Specialja u krijua për interesat e Serbisë

11:02 | 02/06/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
​Eksperti i drejtësisë tranzicionale: Specialja u krijua për interesat e Serbisë

Gjykata Speciale është një institucion politik që nuk do të sjellë drejtësi dhe e vetmja gjë që do të bëjë është të forcojë nacionalistët serbë që duan ta ndryshojnë narrativen për vitet 1990-1999, thotë në një intervistë për KosovaPress, eksperti i drejtësisë tranzicionale, Aidan Hehir.

Hehir – studiues i drejtësisë tranzicionale, intervenimit humanitar dhe shtet-ndërtimit në Kosovë nga Universiteti Westminster në Angli, thekson se procesi i atij që njihet si “gjyqi i madh” në Hagë, është tejzgjatur.

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon Thaçin dhe të tjerët me akuza për krime të pretenduara të luftës. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

“Po, me një fjalë [procesi në Hagë është tejzgjatur]. Kjo ishte një gjykatë që u krijua në vitet 2014–2015. Është ende duke funksionuar sot. Është një gjykatë që nuk duhej të ishte themeluar kurrë. Asaj i mungon gjëja më e rëndësishme: legjitimiteti vendor. Është një gjykatë që iu imponua Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare. Në kohën kur u krijua, Hashim Thaçi vetë tha, ‘Po i inkurajoj njerëzit të votojnë për themelimin e kësaj gjykate, jo sepse unë dua ta krijoj, por sepse më kanë thënë që duhet ta krijoj’. Kjo është shtrëngesë. Kjo është bashkësia ndërkombëtare duke e detyruar një shtet sovran, qeverinë e një shteti sovran, parlamentin e një shteti sovran, të krijojë një gjykatë. Dhe pse? Pse u krijua kjo gjykatë? Nuk duhet të jesh ndonjë gjeni apo teoricien konspirativ për ta kuptuar pse. Ajo u krijua për të pajtuar Serbinë. Për t’i thënë Serbisë: shih, po ju japim këtë. Serbia e donte qartë krijimin e kësaj gjykate. Ajo dëshiron ta ndryshojë narrativën për vitet 1990. Dëshiron të krijojë një mekanizëm të vazhdueshëm ku shqiptarë të Kosovës të gjykohen për krime kundër njerëzimit, një proces që do të zgjasë për vite e vite. Kjo i përshtatet narrativës së tyre për luftën, që thotë se kishte dy palë që u përfshinë në një luftë civile dhe që bënë gjëra të tmerrshme. Narrativa që thotë: ‘ata janë po aq të këqij sa ne’. Pra, e vetmja arsye për krijimin e gjykatës ishin interesat serbe”, thotë Hehir.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por veprojnë me personel ndërkombëtar në Hagë të Holandës.

Bashkimi Evropian është financuesi kryesor i Gjykatës Speciale e cila u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, pas kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare.

Në këtë gjykatë kontribuojnë edhe shtete të treta: Shtetet e Bashkuara, Zvicra, Kanadaja, Norvegjia dhe Turqia. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara japin kontributin e tyre duke financuar punonjës të emëruar nga ta.

Specialja është kritikuar në vazhdimësi për redaktime të shumta dhe mbyllje për publikun.

Edhe Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj ka shprehur shqetësime rreth punës së Gjykatës Speciale. Qelaj ka ngritur dyshimet e tij nëse në Speciale po respektohen parimet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm.

Profesori Hehir thotë se pikërisht për shkak të mungesës së transparencës, në Kosovë ka mendime krejtësisht negative për këtë institucion.

“Është një institucion thellësisht politik, i krijuar për arsye politike, dhe ekzistenca e saj, ashtu si edhe ekzistenca e UNMIK-ut dhe e EULEX-it në Kosovë, dëshmon se komuniteti ndërkombëtar nuk po punon domosdoshmërisht në interesin e Kosovës në çdo rast… Kjo gjykatë është thjesht, siç thashë, një trup politik që nuk do të sjellë drejtësi. E vetmja gjë që do të bëjë është të forcojë nacionalistët serbë që duan ta ndryshojnë narrativën për vitet ’90”, thotë Hehir.

Një muaj më parë Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka përfunduar çështjen e saj në rastin Thaçi dhe të tjerët. Kundër ish-eprorëve të UÇK-së kanë dëshmuar 125 dëshmitarë në sallën e gjyqit dhe janë deponuar mijëra faqe me dokumente si prova materiale.

Avokatët mbrojtës tashmë kanë njoftuar për mocionet e tyre për rrëzimin e akuzave. Ajo çka tashmë dihet është se nëse mocionet e avokatëve mbrojtës rrëzohen, ata do të thërrasin disa dëshmitarë.

Mbrojtja e ish-eprorëve të UÇK-së e ka konsideruar rastin e prokurorisë të dobët si dhe ka deklaruar se presin rezultat pozitiv në fund të këtij procesi gjyqësor.

Gjykata Speciale deri më tash ka shqiptuar dy aktgjykime fajësie për krime të pretenduara të luftës si dhe të tjera kundër administrimit të drejtësisë.

“Kjo gjykatë është nominalisht një gjykatë e Kosovës, por ndodhet në Hagë, kështu që në themel është një gjykatë e çuditshme, por është ndryshe në përbërjen ligjore nga TPNJ-ja”, thotë Aidan Hehir.

Pas

Plagosja e 15-vjeçarit te “Ali Demi”/ Shpallet në kërkim autori dhe pronari i picerisë “Fantazia”, arrestohen 3 punonjësit. Ja akuzat

Para

Dogjën automjetin e një 30-vjeçari në Burrel/Policia e Matit finalizon operacionin “Firemen”, arrestohet një prej autorëve

Para
Dogjën automjetin e një 30-vjeçari në Burrel/Policia e Matit finalizon operacionin “Firemen”, arrestohet një prej autorëve

Dogjën automjetin e një 30-vjeçari në Burrel/Policia e Matit finalizon operacionin “Firemen”, arrestohet një prej autorëve

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.