Kërcënohet eksperti i IT-së Gent Progni. Këtë herë Progni ka marrë një email kërcënues për jetën e djalit të tij. Kërcënimin e ka bërë public vetë eksperti i IT-së, i cili paralajmërn se nuk trembet dhe se do të vazhojë të denoncojë abuzime të shumta që sipas tij ka bërë AKSHI me të dhënat e shqiptarëve.
Progni ka bërë edhe një denoncim në SPAK ndaj drejtuesëve të AKSHI-t dhe gjithashtu ka argumentuar se sulmet e shumta kibernetike të bëra nga faqet shtetërore dhe të dhënave të shqiptarëve janë bërë nga vetë AKSHI.
Në “Fax News”, Progni ka denoncuar vazhdimisht këto skandale dhe abuzime, ndërkohë që për denoncimet që ka bërë ka marrë disa kërcënime me jetë dhe me famiiljen e tij.