Eksperti i IT-së, Gent Progni ka shpërndarë një tjetër email, nën emrin e Drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj. Ndryshe nga rasti i mëparshëm, këtë herë, shihet se nën emrin “[email protected]” dërgohet drejt Joana Dervishit një email ku kërkohet të mos harrohet “shkartisja e specialistëve”.
Nën shënimin “kujdes” të shkruara me kapitale, theksohet digjitalizimi masiv dhe shkruhet “asnjë nga pronat nuk do jetë e certifikuar”.
Eksperti Progni, akuzon Karcanajn se nëpërmjet një urdhri detyron punonjësen e saj, që të mos jepen certifikata nga Kadastra.
“Mjafton të hetohet ky email dhe ai institucion shkrihet”, shkruan Progni i cili dhe ditën e djeshme shpërndau një email nën të njëjtin emër.
Gent Progni: Super skandalet e AKSHI nuk kane fund dhe per kete mjafton emaili zyrtar i Mirlinda Karcanaj (imagjinoni emaili privat gmail ose ai qe i menaxhon kryeministrit ne gmail). Mjafton te hetohet ky email zyrtar dhe ai institucion shkrihet ! Shikoni cfare i shkruan Mirlinda Karcanaj punonjeses se saj Joana Dervishi per kadastren (koka e korrupsionit flet per korrupsionin):
Asnje nga pronat nuk do jete e certifikuar thote zyshe Mirlinda dhe njerzit smarrin certifikatat se i bllokon zysha me urdher te prere, zoti ne qiell dhe zysha ne Shqiperi …
KUIDES: Digitalizimi masiv, ka shume mundesi qe te na leje ne te njejten situate. Asnje nga pronat nuk do jete e certifikuar.