Ekspeti ligjor Artan Manushaqe tha në emisionin “Natë me Xhaxhiun” se banorët e Unazës së Re që protestojnë janë të vendosur për të mbrojtur pronat e tyre pasi kështu siç po vepron qeveria, sipas tij po minon garancitë juridike për qytetarët e vet.
Ai tha se këtë që po bën qeveria nuk e lejon as Gjykata e të Drejtave Ndërkombëtare, madje ai shtoi se kjo “pjesa e zaptimit” është servirur nga politika për të përçarë njerëzit pasi ata njerëz që janë vendosur aty kanë paguar për partitë e tyre.
Manushaqe, duke iu refruar deklaratës së Veliaj dhe etiketimit nga ana e tij si “shpellarë”, shtoi se kryebashkiaku I Tiranës duhet të mbajë gojën pasi Bashkia Tiranë në këtë projekt ka zero rol, ashtu edhe në dëmshpërblimin e qytetarëve.
“Bashkia ka zero me hic këtu tek shpenzimet, është pjesë e qeverisë, Erjoni të rrijë aty të mbajë gojën. Nuk është zgjidhje banesa sociale, 20 vjet qera ia paguajnë edhe Erion Veliajt edhe Edi Ramës banorët e Unazës së Re, le të rrinë ata me qera. Shtëpia është e shenjtë, është atdheu”, deklaroi ai
“Kur duhet lapsi duhet lapsi, kur duhet pushak duhet pushka”, shtoi Manushaqe.
Më tej Manushaqe bëri të ditur dhe një lajm të rëndësishëm ku sipas tij shtetas amerikanë do të vijnë tek Unaza e Re për të mbrojtur “me trupat e tyre banesat”.
“Po e them edhe një lajm sot, së shpejti do të vijnë tek Unaza e Re shtetsa amerikanë që do të protestojnë, do të mbrojnë me trupat e tyre ato banesa, madje kanë filluar me peticione që tani në Neë York”, u shpreh Artan Manushaqe në “Natë me Xhaxhiun”, duke theksuar se politika nuk do të arrijë t’i përçajë ato banorë aty dhe se protesta do të vazhdojë. (B.H/Faxweb)