Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me eksplozivin e vendosur orët e para të mëngjesit të së shtunës në një mjet në qytetin e Pogradecit.
Shpërthimi rreth orës katër të mëngjesit tmerroi banorët, dritaret e banesave të të cilëve u dëmtuan. Ata u shprehën se nuk kishin dijeni mbi sulmin, pasi familja Niko nuk njihej për konflikte në zonë.
Ndërkaq, Policia e Pogradecit ka bërë me dije pistën ku janë përqëndruar kryesisht hetimet. Dyshohet se eksplozivi ka lidhje me detyrën e, e cila është drejtoreshë e Urbanistikës në Bashkinë e Pogradecit, e njohur për dhënien e lejeve të ndërtimit në zonën bregliqenore.
Detaje të Policisë së Pogradecit:
Eksplozivi ne makinen e drejtoreshes se urbanistikes te Bashkise, policia jep detaje per pistat e hetimit dhe motivet.
E vetmja piste ne te cilen po heton policia,eshte ajo per shkak te detyres. Motivi i ngjarjes se rende,sipas grupit hetimor, dyshohet se ka lidhje me dhenien e lejeve te ndertimit nga drejtoresha e urbanistikes, ne zonen bregliqenore.
Policia ka sekuestruar telefonat celulare te bashkeshorteve Niko dhe po verifikon tabultatet e numrave te tyre. Policia thote qe lenda ekslozive qe hodhi ne ere makinen e drejtoreshes, se bashkise se Pogradecit, ishte vendosur ne menyre amatore dhe ka qene per te paralajmeruar çiftin e bashkeshorteve.
Ne komisariatin e Pogradecit, deri tani jane shoqeruar dhe marre ne pyetje disa persona, deshmite e te cileve nuk kane rezultuar te vlefshme per hetimin.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1472″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]