Eksplozivi i vendosur një dyqani pranë ish-pesë heronjve në Shkodër, mendohet nga Policia se ka ardhur si shkak konlikte pronësie mes pronarit dhe të tjerë personave. Mirëpo vetë biznesmeni Abdyl Dërguti i pyetur nga ana e Policisë thotë se s’ka konflikte me asnjë.
Sipas burimeve pranë grupit hetimor mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 02 të mëngjesit.
Fatmirësisht nga shpërthimi janë shënuar vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Dyqani është në pronësi të shtetasit Abdyl Dërguti. Po ashtu dëme të lehta kanë pësuar dhe bizneset përreth.
Detajet e plota:
Më datë 29.09.2017, ne orën 01.40 ka ardhur një telefonatë se në lagje “Vasil Shanto“ Shkodër tek ish “5 Herojt” në derën e dyqanit të shtetasit A. D. ka patur një shpërthim me lëndë plasëse. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake rezulton se ishte vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shperthimi ka vetem dëme materiale. Policia po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
(E.K/SHUPLAKA)
https://www.youtube.com/watch?v=Sp_pecty6bo
Discussion about this post