Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në kryeqytet, në rrugën ‘’Ymer Kurti’’, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se dyqani ka qenë në pronësi të shtetases Drita Lulo. Kjo e fundit është motra e gjyqtarit të kushtetueses Fatos lulo, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga ana e KPK-së.
Ai pretendoi se e motra, pikërisht Drita Lulo i kishte dhënë borxh një shumë prej 480 mijë dollarësh. Drita Lulo rezulton të jetë një sipërmarrëse e suksesshme me profesion inxhiniere, që ka në pronësi të saj, si aksionere, plot 4 kompani të cilat lidhen me investimet në fushën e hidrocentraleve dhe marrjen me konçension të tyre.
Eksplozivi ka qenë i vendosur në katin e parë të një pallati, ndërsa dyqani i Lulos ka qenë bosh, në pritje të dhënies me qera. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur lëndime në njerëz, vetëm dëme materiale. Mendohet se sasia e eksplozivit që ka shpërthyer ka qenë rreth 200 gramë.
Ky ambient ishte përshtatur për t’u dhënë me qera. Policia ka nisur hetimet, dhe po pyet persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
(E.K/FAXWEB.AL)