09:51 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekspozita e Avni Delvinës, Goxhaj akuzon zv.ambasadoren Amerikane: E bojkotoi sepse zbaton politikën e Soros-it

17:01 | 24/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekspozita e Avni Delvinës, Goxhaj akuzon zv.ambasadoren Amerikane: E bojkotoi sepse zbaton politikën e Soros-it

Avokati i njohur, Altin Goxhaj i ftuar në Televizionin Fax News deklaroi se ekspozita e piktorit të njohur Avni Delvina u bojkotua nga të gjithë njerëzit që janë të varur nga Xhorxh Soros.

“Zëri i Amerikës do të ketë një speciale për ekspozitën e Avni Delvinës, të vetmit që nuk kanë shkuar në ekspozitë kanë qenë përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane dhe Lulzim Basha si dhe ata që janë të varur nga politikat e Xhorxh Soros. Edhe doktor Berisha ka qenë në ekspozitë i cili solli me vete edhe mediat, ndërkohë Lulzim Basha nuk mund të shkonte sepse ekspozita është anti-Soros dhe ai nuk mund të merrte pjesë”, – tha Goxhaj.

Sipas tij, ekspozita trajton 46 grafika të cilat nuk janë rastësore por që korrespondojnë me faktin se Trump është Presidenti i 46-të i SHBA-ve.

“Ekspozita ka 46 grafika, dhe jo rastësisht, sepse Donald Trump është presidenti i 46-të i SHBA. Kjo ekspozitë do të shkojë shumë shpejt në Prishtinë por edhe në SHBA”, – deklaroi ai.

Goxhaj akuzoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të cilin tha se e bojkotoi ekspozitën sepse është i lidhur me Sorosin.

Ai akuzoi edhe zv.ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë duke thënë se, edhe ajo është një personazh shumë i njohur anti-Trump, ku sipas tij ka dhënë deklarata dhe ka bërë akuza të vazhdueshme kundër tij sepse është person i Sorosit.

“Ekspozitën kanë ardhur dhe e kanë vizituar eksponent të lartë të politikës amerikane, por përfaqësuesit e Ambasadës në Tiranë jo sepse dihet. Është normale që zv, ambasadorja që nuk e don Trumpin të mos merrte pjesë, ajo ka dalë shpesh herë kundër tij duke e akuzuar, sepse ajo zbaton politikën e Sorosit.

Ambasada Amerikane ka një politikë të tillë që po të jesh kundër Trumpit bujurm në Amerikë po të jesh pro tij, ti mbyll dyert”, – deklaroi Goxhaj ndër të tjera.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/378689176020548/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: altin goxhajambasadaAvni Delvinaekspozitasoros
Pas

Prokuroria e çoi sërish si të pandehur në Gjykatë, reagon Shpëtim Gjika: Dikush ka vënë bast që të më dënojë se s’bën!

Para

Zjarr me përmasa të mëdha në Krujë, vijon të përhapet me shpejtësi në një pyll me ullinj dhe pisha

Para
Zjarr në një ullishte në Patos, flakët rrezikojnë edhe një banesë

Zjarr me përmasa të mëdha në Krujë, vijon të përhapet me shpejtësi në një pyll me ullinj dhe pisha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

Zbulohen 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false, arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Nisja e sezonit veror, Rama: 36 qendra shëndetësore verore janë hapur në vend në shërbim të qytetarëve

A po lëkundet aleanca trepartiake? DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Demonstruesit pro-palestinezë në Vilnius i bëjnë thirrje Lituanisë të sanksionojë Izraelin

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.