Në Galerinë Kombëtare të Arteve është zhvilluar ekspozita e kryeveprave të “Novecento-s italiane” . Gjatë ekpozitës që u çel në orën 18:00, kryeministri Edi Rama tha se ky ishte koleksioni i parë me vepra origjinale që vinte në Tiranë.
“Ky është koleksioni i parë që vjen me vepra origjinale në Tiranë. Pa kulturën europiane, identiteti ynë nuk është i plotë. Kemi një vit që përpiqemi të sjellim këtë koleksion në vend, u shpreh kryeministri
Kreu i qeverisë gjithashtu shtoi se po bëhen përpjekje që vitin e ardhshëm të vijë vepra e Pikasos në Tiranë.
“Arti është ushqim për mendjen dhe zemrën. Vitin e ardhshëm do të sjellim vepra të Pikasos në Tiranë”, premtoi Rama.
Në ekspozitën me piktura të viteve 1900, ishin të pranishëm dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. (A.R/SHUPLAKA)