Avokati kroat i Ismail Morinës, Darko Butigan, ka deklaruar se Ismail Morina nuk ka kryer asnjë vepër penale për tu ektraduar në Serbi. Në një intervistë për “Top Channel” ai tha se Moribna nuk pse të dënohet.
“Historia e zotit Morina është shumë e komplikuar. Qeveria serbe kërkon që të ekstradohet, pasi do të gjykohet për akte kriminale, apo nxitje kriminale mes kombeve. Një akuzë e cila dënohet nga 1 në 8 vjet burg. Por në këtë rast nuk mund të themi që është kryer vepra penale e nxitjes së urrejtjes. Aktualisht në Serbi jetojnë vetëm 6 mijë shqiptarë, që do të thotë 0.8% e popullsisë.
Pas ndeshjes nuk ka pasur asnjë rast dhune apo rrëmuje mes minoritetit shqiptar dhe maxhorancës serbe. Për momentin çështja e z. Morina është pezull dhe nuk mund të bëhet asnjë veprim. Jemi duke u përpjekur që ta mbrojmë atë. Çështja është në Gjykatën e Lartë dhe paralelisht u kemi bërë kërkesë Bashkimit Europian dhe institucioneve të tjera europiane për të siguruar mbrojtjen për z. Morinën.
E kemi bërë këtë gjë, pasi mendojmë se në Serbi, për shkak të kombësisë së tij shqiptare, nuk do të ketë një gjykim të drejtë. Kjo çështje për të cilën ne flasim kërkon një kohë të gjatë proceduriale, që varion nga 5 deri në 9 muaj.
Sipas ligjit, Ministria jonë e Drejtësisë duhet ta ekstradojë në mënyrë të menjëhershme në Beograd, por procedura që ne kemi kërkuar për mbrojtje nuk e lejon që të bëhet asnjë veprim, derisa kjo procedurë të përfundojë”, tha ndër të tjera avokati.
(B.H/Shuplaka)