Federata shqiptare e Futbollit i ka dorëzuar Ministrit të Drejtësisë, Gazmend Bardhi, vendimin e KAS për ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Sipas “Balkanweb” Federata Shqiptare e Futbollit i është përgjigjur Ministrit të Drejtësisë Gazment Bardhi duke i dorëzuar vendimin e KAS për Sebi-Shqipëri.
Vendimi i KAS iu kërkua FSHF-së nga Ministri i Drejtësisë, Bardhi, i cili do i çojë relacion homologut kroat. Kjo, pasi në vendimin e KAS përshkruhet reagimet raciste, gjuhën e urrejtjes në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes dhe situatën e rënduar me episode dhune.
Relacioni i ministrit Bardhi do të ketë argumentet për mosekstradimin e Ballist Morinës, të mbështetura në argumentet e KAS në vendimin për ndeshjen. (B.H/Shuplaka)