Gjykata e Shkallës së Parë të Dubrovnikut ka vendosur të esktradojë në Serbi, Ismail “Ballist” Morinën, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit me flamurin “Autochtonus” në stadiumin e Beogradit më nëntor të vitit 2015.
Ndër të parët që ak reaguar është Dritan Dervishi, ish-drejtori sportiv i Partizanit dhe Kukësit, ai thotë se është e pakuptimtë që të qëndrohet duarkryq nga shteti shqiptar në një situatë të tillë, ku rrezikohet seriozisht jeta e nëj shtetasi të tij.
“Ballist Morina është hero për mua dhe unë si qytetar i këtij vendi i kërkoj qeverisë tonë të mbrojë të drejtat e një qytetari të pafajshem. Nuk mund të ekstradohet Ballist Morina në një vend si Serbia që ka një urrejtje për çdo shqiptar.
Kërkoi nga Kryeministri të nderhyjë për të mbrojtur Ballist Morinën me forcë, se një shtet që nuk mbron djemtë e tij është një shtet i falimentuar”, ka thënë Dervishi për “Panorama Sport”. (S.SH/Shuplaka)