Pas vendimit të Gjykatës së Dubrovnikut në Kroaci për ektradimin e Ismail Morinës në Serbi pas kërkesës së kësa të fundit, ka reaguar edhe ish-futbollisti I Kombëtares Roland Luçi.
Luçi shkruan se çfarëdo që të jetë ajo çfarë ka bërë Morina në Beograd, sido që të rezultojë, pa ngritjen e dronit Shqipëria nuk do të kualifikohej për në “Euro 2016”.
REAGIMI I POLTË:
Kroacia vendos ekstradimin e ‘Ballistit’ në Serbi
Sharlatanizëm apo heroizëm, diversion agjenturor, aventurizëm apo atdhedashuri deri në kufijtë e vetëflijimit?
A do na e pasurojë arsenalin e heronjve ekstradimi dhe procesi i pritshëm gjyqësor në Beograd?
Do të jemi krenarë për sa ndodhi ate natë magjike, apo do të na duhet të turpërohemi, ta harrojmë sa më shpejt atë që ndodhi?
Si do që të rezultojë, pa atë dron, Kombëtarja nuk do të shkonte në Francë duke gëzuar milona shqiptarë anembanë globit, De Biazi nuk do të ishte dr. h.c. dhe qytetar nderi i kushedi sa qyteteve shqiptare, as atë ritualin saharian disi grotesk me “autobuz cabrio” nuk do e përjetonim.
Pra në këtë sens Ismail Morina të paktën në analet e futbollit tonë ka zënë vend. (B.H/Shuplaka)